Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Mancini gati armën e tij sekrete dhe nuk është Shaqiri. Trajneri ndryshon me…

GdS – Mancini gati armën e tij sekrete dhe nuk është Shaqiri. Trajneri ndryshon me…
Rinor Sopaj

Ka qëndruar si mbulesë e Interit në një periudhë të mirë, në ndeshjet e fundit të kampionatit, është futur përsëri në planet e trajnerit, Podolski. Gjermani është shumë i përshtatshëm për rreshtimin 4-2-3-1: dhe shpërthimi i tij gjithmonë sjellë dicka të mirë. Mancini tashmë e di: Shaqiri për momentin po shikon nga stoli (ndoshta të shtunën në mbrëmje mund t’ia filloj si titullar: ndoshta), trajneri e di se nëse gjërat nuk shkojnë mirë atëherë duhet të ketë gati variante për ndryshim taktik, mund ta ndryshoj rreshtimin e skuadrës gjatë ndeshjes nga 4-3-1-2 në 4-2-3-1, ku kampioni i botës do të mund të luante në të dyja rreshtimet.

Mancini është i zoti por edhe falë Podolskit ia ka arritur t’i rikthej ndeshjet (duke rrezikuar shumë, si për shembull kundër Udineses dhe Lazios). Kundër Romas, Udineses dhe Lazios tashmë e ka bërë. Në Napoli dhe kundër Juves në ndeshjen e parë të kampionatit. Në të gjitha këto ndeshje Mancio ndryshoi rreshtimin dhe Interi nga një rezultat negativ ka marrë pikë.

Trajneri zikaltër po e vërteton të gjithë kapacitetin e tij që të ndikoj në cdo ndeshje, ta shikojmë si shembull, ndeshjen kundër Napolit, rezultati ishte 2-0, pastaj Hernanes hyri ne vendin e Brozovic dhe me Guarin-Medel; Shaqiri-Hernanes-Palacio; Icardi, Interi arriti ta barazonte rezultatin në 2-2. Pastaj, tre shembujt e javëve të fundit të cilët sollën nëntë pikë.

Rreshtimi solid 4-3-1-2 që ndërron në minutën e 35′ të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Romës: Përpara mbrojtjes qëndron dyshja Hernanes-Kovacic, pastaj Podolski-Shaqiri-Palacio pas Icardit. Përfundon, 2-1. Vazhdon, pastaj në ndeshjen si mysafir në Udine: Strama me nëntë lojtarë, Interi rrezikon shumë dhe Mancini e fut Podolskin në minutën e 20′ të pjesës së dytë, ndërsa Medel dhe Kovacic qëndrojnë përpara mbrojtjes dhe pas Icardit, Poldi-Hernanes-Palacio. Pikërisht në këtë ndeshje gjermani shënon golin e tij të parë dhe të vetmin deri më tani në kampionatin italian. Për ta përmbyllur me ndeshjen në Romë: Lazio me nëntë lojtarë, Handanovic e ndal Klosen, Podolski hyn menjëherë në fillim të pjesës së dytë, pastaj Medel-Kovacic rreshtohen përpara mbrojtjes, ndërsa Podolski-Hernanes-Palacio pas shpinës së Icardit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.