Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,342 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Mancini-Thohir, gati takimi: Toure, Motta dhe…

GdS – Mancini-Thohir, gati takimi: Toure, Motta dhe…
Rinor Sopaj

Me shumë mundësi (por jo e sigurt), Erick Thohir do të kthehet në Itali për ndeshjen Inter-Juventus. Vizita presidenciale do të shfrytëzohet nga Roberto Mancini për të bërë gati strategjinë e merkatos. Këto janë kërkesat e trajnerit sipas la Gazzetta dello Sport: “Të fillohet ndërtimi i një skuadreje të fortë me lojtarë të fortë. Në praktikë: në qoftë se vije Toure pastaj bindet edhe Thiago Motta. 28 milionët e propozuar Palermos për Dybalan janë aty: të gatshëm për t’u investuar. Duke pasur parasysh kursimet nga pagat dhe largimet e disa lojtarëve si dhe shitjet e obliguara, tani është situata e përsosur për të investuar shpejt dhe më pastaj të punohet vetëm me shitjet. Pra: njëherë blerjet pastaj shitjet, një gjë shumë e mundshme me një plan të duhur. Lënda e cila i duhet një skuadreje të Champions është bazike: sepse me Championsin do të ishte një sistem tjetër i cili të brengos më pak për dënimet. Përsa i përket Toure, Thohir ka qenë i qartë (<<Do të bëj gjithcka që ta transferoj>>), dhe mbi të gjitha është e qartë që telefonatat e Mancinit mund të shërbejnë si katalizator dhe ta shpejtojnë këtë operacion. Edhe për këtë do të flasin trajneri dhe presidenti: Mancio, pastaj, do ta shihte pagën e Yayas si një gjë jo shumë të rëndësishme duke e parë mundësinë e garimit në nivele të larta vitin tjetër. Në qoftë se nuk do të arrij Toure (që trajneri e kërkon tashmë e një kohë të gjatë) do të ishte një deluzion diskret”. Idea për Mottan qëndron e fortë, me alternativën Felipe Melo.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.