Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,243 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Mazzarri kerkon Nainggolan dhe synon Gilardinon. Obi, Longo dhe Schelotto…

GdS – Mazzarri kerkon Nainggolan dhe synon Gilardinon. Obi, Longo dhe Schelotto…
Xhorxh Gellci

Merkatoja ka filluar, Thohir ose jo Thohir. Interi duhet te levize per ti dhene Walter Mazzarrit nje skuader qe te pakten ti afrohet asaj perfundimtares brenda 8 korrikut (dita e fillimit te pregatitjes verore) dhe keshtu 007-tat zikalter po percaktojne objektivat kryesore ku te sulmojne me vendosmeri. Duke pare qe nje lojtar krahu do te vije me siguri (me shume i djathte sesa i majte), duhen edhe 2 blerje te tjera te nevojshme me per te riforcuar nje skuader qe do te kete edhe blerjet e Icardit, Campagnaros, Andreollit, Laxalt dhe Botta: keta dy do te jene nje mesfushor dhe nje sulmues pyke.

Mazzarri ka vendosur ne krye te listes Radja Nainggolan: cmimi eshte i larte (mes 15 dhe 18 milion euro) dhe ne kete rast marreveshja mund te arrihet duke futur nje ose dy lojtare qe do te shkojne tek Cagliari. Eshte belgu i Cagliarit lojtari i kerkuar nga Mazzarri, keshtu si nje tjeter sulmues, qe preferohet te jete me ekperience” – shpjegon Gazzetta dello Sport. Belgu (me baba indonezian si Thohir…) do te ishte elementi qe do i pergjigjej ne menyre perfekte lojtarit te kerkuar nga Mazzarri.

Persa i perket kapitullit te sulmuesit, duke pare se Cassano eshte ne dyshim, Milito eshte i demtuar dhe Rocchi do te largohet me 90%, per Walter Mazzarrin ngelen vetem Palacio dhe Icardi, si dhe Longo qe do te kthehet nga Espanyol. “Mazzarrit dhe dyshes te merkatos, Branca dhe Ausilio, u pelqen shume Ishak Belfodil, por profili ideal per ti bashkuar Palacios dhe Icardit mund te jete ai i Alberto Gilardinos, kete vit i dhene hua tek Bologna. Interi mund te futet ne kete duke ofruar dy te rinj, Obi dhe Longo. Ka avancuar edhe hipoteza Schelotto, por veshtire se argjentinasi do te levize nga Interi” – keshtu shpjegon Gazzetta dello Sport. Sigurisht, duke pare emrat, eshte e qarte se merkatoja do sjelle te pakten nje sulmues. Duke kerkuar te mos behen gabimet evidente te vitit te shkuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.