Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Mbrojtja, pelqehen Danilo dhe Dragovic. Por me pare…

GdS – Mbrojtja, pelqehen Danilo dhe Dragovic. Por me pare…
Xhorxh Gellci

Nuk eshte nje mister qe Interi po ndjek mbrojtesit Dragovic (Bazel) dhe Danilo (Udinese). Klubi zviceran e vlereson qendermbrojtesin austriak 8 milion, pak a shume aq sa kushton Danilo. Zbulimet e bera nga Gazzetta dello Sport, flasin per tratativa dhe diskutime por jo per marreveshje, sepse Interi duhet te zgjidhe problemin e shitjeve. Nderkohe po punohet edhe per lojtaret e rinj; Dragovic pelqehet shume dhe per Danilon ka ardhur edhe aprovimi i Mazzarrit, qe e donte vitin e shkuar tek Napoli. Por ka me shume, sepse per brazilianin ka nje lloj marreveshje me Udinezen per 6 milion dhe nje te ri, dhe gjithcka perputhet. Dje kane ardhur edhe fjalet e presidentit te Bazel i cili konfirmonte tratativat me Interin per Dragovic, dhe menjehere me pas fjalet e vete mbrojtesit ne fjale qe shprehej i kenaqur per interesimin e Interit.

Por me pare duhen te zgjidhen ceshtjet e Matias Silvestre, Cristian Chivu dhe Andrea Ranocchia. Per kete te fundit duket sikur ka ardhur nje oferte me vertet: Interi e ka quajtur te ulet, por me kalimin e kohes dhe me rritjen e ofertes, hipoteza e kalimit tek Manchester United mund te behet serioze, klub qe edhe Ranocchia nuk do kishte probleme te shkonte. Flitet gjithmone per Richards (City) mbi te cilin eshte edhe Bayern Munchen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.