Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

743 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Mediano, rishfaqet Casemiro! Per Behramin…

GdS – Mediano, rishfaqet Casemiro! Per Behramin…
Ardi Deda

Nder emrat e shumte, rishfaqet serish nje njohje e vjeter per rolin e medianos: Casemiro. Sipas Gazzetta dello Sport, profili i brazilianit eshte kthyer serish ne mode pas ok-it te Ancelotti per largimin e futbollistit ne forme huazimi. “Historia nuk eshte e re por tashme jane kaluar dy pengesa: nje, Milani e kishte provuar por tashme ka hequr dore; dy, Carletto ka pranuar deshiren e lojtarit per te mos humbur nje vit tjeter duke pare te tjeret. Pasi eshte blere nga Reali nje vit me pare per 6 milione euro, Casemiro ka qene ne shenjestren e drejtorit sportiv Piero Ausilio qe ne kohet kur luante me S. Paolo. Gjithashtu, rezulton, se Casemiro nuk fiton nje page te larte: ne vitin e tij te pare te sapo perfunduar me Realin, braziliani fiton 800 mije euro ne vit. Edhe nga kjo pikepamje, nese Inter do te ishte e gatshme ta paguante ate me shume, marreveshja do te behej e mundur”, lexohet ne faqet e Gazzetta. Ardhja e tij nuk do te pengonte ate te Valon Behrami, piste akoma e mundshme edhe pse kohet e tratatives jane te gjata duke pare dallimet midis Inter dhe Napolit rreth vleresimit te lojtarit.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.