GdS – Mesfushori dhe sulmuesi qendror, ja cilet jane emrat…
Kerkimi per nje mesfushor te forte fizikisht, por jo statik, vazhdon. Sipas Gazzetta dello Sport mesfushori do te dale nga emrat Behrami-Fernando-Nainggolan. Mazzarri ka gjetur Valon Behramin si zgjedhjen e duhur per tu vendosur perpara mbrojtjes me 3 elemente, por nuk ngelen mbrapa edhe Fernando i Portos dhe Nainggolan i Cagliarit. Gjithsesi, braziliani i Portos eshte nje tratative e veshtire dhe nuk do te jete e lehte te arrihet edhe tek belgu i Cagliarit kryesisht per shkak te kerkesave te larta te presidentit te Cagliarit Cellino. Nderkohe qe Interi ka nje zgjidhje edhe ne shtepi, qe eshte Alfred Duncan dhe do te jete Mazzarri qe do te vendose nese ai do te qendroje ne skuader apo do te lihet i huazuar edhe per nje vit tjeter…
Persa i perket sulmuesit qendror, tek Interi do te vije nje sulmues me peshe dhe i gatshem per tu perdorur. Emrat qe jepen jane ata te Gilardino dhe Belfodil, per Gazzetta dello Sport lajmeron se nuk duhet harruar edhe pista Rolando Bianchi. Sulmuesi eshte ne skadence kontrate me Torinon dhe me Mazzarrin ka patur sukses qe ne kohet e Reggines.