Gds – Nainggolan plus Isla: tani Interi eshte i pandalshem!
Interi pershpejton ne merkato. Dje Marco Branca ka qene shume aktiv ne frontin ne hyrje dhe dy jane emrat ne krye te deshirave per merkaton: Radja Nainggolan dhe Mauricio Isla. Gazzetta dello Sport ka azhornuar per belgun: “Cellino nuk dorezohet lehtesisht (dhe kerkon 15 milion), Interi pret qe te beje ndonje shitje te madhe dhe pse jo nderkohe mund te ofroje para plus gjysmat e kartoneve te Bardi ose te Caldirola”. Duket me e thjeshte te arrihet tek Isla (ne bashkebronesi mes Juves dhe Udineses): “Interi deshiron te bleje gjysmen e lojtarit, ka ofruar 5 miliona, palet komunikojne mire”.
Dhe nderkohe, pikerisht dje agjenti i kilianit kishte dhene si te mbyllur tratativat me zi-kalterit:
“Jemi ne detajet e fundit, Mauricio tek Interi eshte shume e mundur”, konfirmoi Claudio Vagheggi.