
Gds- Objektivi Obi Mikel. Ne liste M’Vila, Capoue dhe …
Eshte John Obi Mikel emri ne maje te listes se Piero Ausilios. E tregon Gazzetta dello Sport, sipas saj dt zikalter ka vene ne shenjester mesfushorin nigerian ne baze te te dhenave te Walter Mazzarrit, qe ka kerkuar nje tip te tille lojtari per vitin e ardhshem. “I gjate 1,88, me shume fizik dhe filtrim se sa kembe, shume rezistence dhe force: ajo qe duhet per te mbeshtetur lojtare si Guarin dhe Hernanes. John Obi Mikel ka nje vleresim rreth 15 milion euro dhe nje kontrate qe mbaron ne 2017 por- raportojne burimet angleze- ka ne mendje idene per tu spostuar, per te perjetuar nje kampionat tjeter, per te ndryshuar ambjent. Nje nga pengesat eshte rroga e tij: mbi 4 milione euro, por rruget e merkatos jane te pafundme. Kjo tregon qe borxhi me te drejte blerje eshte nje opsion ose Mourinho mund te hidhet ne sulm te ndonje lojtari zikalter”, lexohet.
Alternativat quhen M’Vila(Rubin Kazan), Capoue(francezi i blere ne vere nga Tottenham por nuk eshte ambjentuar) dhe Casemiro(Real Madrid). “Per momentin ruhen gjurmet e Valon Behramit(i preferuari i Mazzarrit) dhe Wellington te San Paolos”, shpjegon e perditshmja.