Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Palacio dhe Icardi janë të vetmit që japin siguri.

GdS – Palacio dhe Icardi janë të vetmit që japin siguri.
Rinor Sopaj

Icardi “assist-man” dhe Palacio “goleador”: kanë ndryshuar rolet dhe jo vetëm dje në mbrëmje, për dy sulmuesit zikaltër. “Palacio në shtatë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë gola (deri me 15 shkurt ishte i ndalur në kuotën e dy golave), ka rigjetur kondukcionin pas problemeve në kavilje dhe atë bujarinë e tij për të shtypur kundërshtarët – citon La Gazzetta dello Sport. Sigurisht, ai po i ndjen 33 vjetët dhe kthejlltësia po vije nga ai pak e më pak. Ka ndodhur kundër Fiorentinës, kur ka kërkuar golin duke e injoruar Icardin e vetmuar. Ndërsa në Wolfsburg kur mungoi goli i dytë. Por është i gjallë dhe dje ka qenë i vetmi që ka luftuar që nga minuta e parë. Në krah ka një lojtar të ri. Sepse nën presionin e Mancinit ka hyrë në zonën e Icardit, që po transformohet në një pikë komplete, që merr pjesë në lëvizjet e skuadrës, e bën skuadrën që të dal përpara. Dhe i vendos përpara portës bashkëlojtarët. Dje i anuluan shpërthimin e tij me “gërshërë” për një offside i cili nuk ishte mirëpo ai përsëri arriti të përfshihet në golin e barazimit. Maurito po që është bërë më i mirë në të gjitha kuptimet e fjalës, aq shumë saqë dje e pranoi që ai e kishte dërguar topin jashtë vijave kufizese dhe se nuk ishte korner në favor të Interit, në një moment ku adrenalina ishte mjaft e lartë. Rruga që po e bën drejtë shëndërrimit në një bomber total gjithsesi është akoma e gjatë. Sa për sqarim, është në shifrën e 20 golave sezonal. Por në muajin e fundit ka shënuar vetëm kundër Cagliarit dhe në Napoli, nga pika e bardhë. Mancio shpreson se është duke e ruajtur një dopietë për Wolfsburgun”. Këta të dy, përfundimisht, duken të jenë sigura e vetme e një Interi të luhatshëm.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.