Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,235 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Shaqiri si Wes: është një kategori tjetër.

GdS – Shaqiri si Wes: është një kategori tjetër.
Rinor Sopaj

Xherdan Shaqiri si Wesley Sneijder: Gazzetta dello Sport bën një krahasim mjaft të madh për zviceranin pas paraqitjes së tij në Glasgow. “Tani po e rigjen formën pas “pushimeve” në Bavari, Shaq po tregon se është një lojtar shkatërrues. Interi po shpërthen që nga momenti kur Mancini vendosi ta fus zviceranin në pozicionin e mesfushorit ofansiv (trekuartistit). Lëviz lirshëm nëpër linja e jo nëpër pika të referura, e di ku duhet të shkoj që ta marrë topin dhe mbi të gjitha cfarë të bëj me të. Shpejtësia me të cilën merr vendime dhe ekzekutimi i tyre na kujton Wesley Sneijder, njeriu fundamental në suksesin e Tripletës. Shaq është një kategori tjetër dhe e mban sulmin mbi supe edhe atëherë kur Icardi nuk vërehet edhe aq shumë – një telefonatë Gordonit dhe një kundërsulm i cili nuk përfundon në rrjetë – ndërsa Palacio shënon një dygolësh nga gabimet e skuadrës kundërshtare por nga fundi i ndeshjes nuk kishte më forcë që t’i shkaktonte probleme skuadrës skoceze. Shaq në anën tjetër është një “Duracell” (bateri amerikane) që vazhdon ta shpenzoj energjinë e tij deri në fund. I mrekullueshëm në “pressing”, në mbrojtje të topit ku pastaj i mundëson skuadrës të dalë përpara në momente të veshtira. Por gjithashtu edhe në shërbimin e lojtarëve dhe vazhdimin e parreshtur të tij që të kërkoj portën. Edhe kur u bë rezultati 0-2 ishte një top i tij që fluturoi në zonën e rreptësisë dhe pastaj mbaroi në këmbët e Palacios i cili shënoi lehtësisht, në ndërkohë ne pjesën e dytë kalon tre lojtarë dhe është shumë afër ndryshimit të rezultatit në 2-4, kur jep një goditje mjeshtërore alla Robben. Përsëri edhe kur Guidetti barazon rezultatin me ndihmën e një gabimi të repartit të mbrojtjes, por Shaq përsëri nuk ndalet së provuari, fiton një goditje dënimi dhe kur e ekzekuton, e bën Gordonin të fluturoj në mënyrë që të përmirësoj gabimet që i bëri në pjesën e parë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.