Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Thohir brenda korrikut ose marreveshja deshton. Motivet…

GdS – Thohir brenda korrikut ose marreveshja deshton. Motivet…
Xhorxh Gellci

Gjithcka ka deshtuar me Erick Thohir? “Ose marreveshje do te mbyllet maksimumi deri ne korrik ose gjithcka do te deshtoje perfundimisht dhe Interi mund te rikthehet te konsideroje mundesite e vjetra (mbi te gjitha kineze dhe kazake) qe kane treguar interes kur Lazard, me mandat te Morattit, nje vit me pare ka filluar te kerkoje rreth botes per investitore te mundshem.”

Keshtu shkruan Gazzetta dello Sport, sipas te ciles: “Korriku eshte mundesia e fundit sepse Thohir do te investoje, por mbi te gjitha do te ndikoje ne mbarevajtjen e sezonit te ardhshem, dhe ne qofte se marreveshja vonohet pas korrikut, nuk do te kete me kohe te ndryshoje gjerat ne nivelin e merkatos, por edhe te sponsorizimeve, fushates te abonimeve apo strategjive komerciale.

Pas korrikut, fjala do te kaloje me teper ne fushe dhe hyrja ne gusht-shtator apo ne maj 2014 do te  ndryshonin shume pak. Duke mos anashkaluar merkaton e janarit, e cila rralle here i ndryshon fatet e nje sezoni. Kohe te ngjeshura, me pak fjale, dhe zgjidhja e suksesshme duket pak larg. Dhe nderkohe po vleresohen aspekte te ndryshme. “Me i rendesishmi ngelet i lidhur me faktin se Moratti nuk do ta shese shumicen, ndersa indoneziani do te pakten 55%. Zgjidhja me e mundshme kalon nga ndryshimi i qeverisjes te klubit, qe do i lejonte Thohir te kishte mundesi vendim-marrje edhe duke hyre me pakice aksionesh. Por ne kete rast, numri i aksioneve do te ishte i destinuar te transformohej ne shumice brenda tre vitesh, duke i vendosur qe tani shifrat e marreveshjes” – raporton Gazzetta dello Sport. Koncepti eshte shume i qarte, por do te mjaftoje per te gjetur nje marreveshje?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.