GdS – Thohir, midis mbledhjes se keshillit dhe 20 milioneve huazim
“Do te quhet Internazionale, sepse ne jemi vellezerit e botes”. U tha, u be. Me ardhjen e Erick Thohir, emri i klubit ka marre akoma me shume kuptim dhe keshtu mbledhja e ardhshme e keshillit do te mbahet pertej kufijve kombetare: ne Singapor. “Nder te tjera pese nga tete keshilltaret (vete Thohir, Ferguson, Soetedjo, Shreve dhe Hioe) jetojne dhe kalojne pjesen me te madhe te kohes ne Azine juglindore. Kete here do i takoje tre keshilltareve te tjere (Angelomario Moratti, Ghelfi, Manzonetto), te fluturojne per ne pjesen tjeter te botes ose te marrin pjese nepermjet conference call, sic kane bere ne te kaluaren ortaket e tyre aziatike”, shpjegon Gazzetta dello Sport. Ka mundesi qe Thohir te rishohe skuadren ne SHBA, ne turneun Guinnes Cup. Nderkohe, serish Gazzetta informon per nje levizje ekonomike qe deri me tani ka mbetur ne hije: Erick Thohir me ortakun Soetedjo ka dhene nje cek prej rreth 20 milione euro per te financuar klubin duke pritur 200 milionet qe sapo kane mberritur nga Goldman Sachs, para keto qe duhet ti korrenspondojne mbulimit te pagave te futbollisteve dhe te punesuarve per te shmangur ndeshkimet e parashikuara nga normat federale. Kjo e Erick Thohir eshte teknikisht nje huazim. Nese keto para do te kthehen ne xhepin e tij do te varet nga menyra se si do te shkoje projekti i ri”.