Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

1,512 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Thohir ne Pinetina. Tre levizje per te marre Interin…

GdS – Thohir ne Pinetina. Tre levizje per te marre Interin…
Xhorxh Gellci

Sipas edicionit te sotem te Gazzetta dello Sport, shitja e aksioneve ne pakice te Interit, eshte me afer sesa mund te imagjinohet. Ardhja e Erick Thohir ne Itali eshte parashikuar per javen e pare te Korrikut, date kur indoneziani do te shkoje ne Appiano Gentile, per te vizituar impjantet ku stervitet skuadra. Ndersa para kesaj dite do te jene ne Milano te besuarit e tij.

KUOTAT: Sipas asaj qe shkruan Gazzetta, Thohir eshte gati te zbrese ne fushe me 40% te aksioneve zikalter, por midis tij dhe Morattit, ka nje marreveshje finale qe parashikon rritjen e kuotave te indonezianit ne rangun e dy vjeteve qe shkon drejt berjes te rreth 60% te paketes, cka do e bente padron te ri te klubit. Por presidenti Moratti do qe gjithcka te jete qarte, sepse ne mes eshte Interi, pasioni i tij me i madh.

120 MILION: Kjo eshte shume qe Thohir ka vendosur per sasine e aksioneve te pakices. Shume nga keto para do te perdoren per te eliminuar minusin ne bilanc. Po, sepse pas mbledhjes te Keshillit te Administrimit ne ditet e shkuara, kasat zikalter kane treguar nje permiresim te dukshem, por ka akoma nevoje per nje ndihme te jashtme. Dhe pastaj, pjesa tjeter duket e destinuar per merkaton, ku do te behen levizje te menduara mire. Manjati eshte gati te beje tre dhurata: i pari eshte Radja Nainggolan, indonezian qe do i lejonte te hapte portat e Interit ne Lindje. Dhe dy te tjerat do te jene qendrimi ne skuader i Guarin dhe Handanovic, te cilet quhen themelore per projektin qe po nis.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.