Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

2,160 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Thohir ofron 28 milionë dhe sfidon Juventusin dhe Milanin. Zanetti dëshiron ta bind bashkëkombasin e tij

Rinor Sopaj

“Luftë” e jashtëzakonshme për Paulo Dybalan. Në betejë janë Inter, Juventus dhe Milan. Berlusconi tashmë e ka bërë propozimin e tij te Zamparini, Juventus gjithashtu ka ofruar rreth 30 milionë në një takim sekret me presidentin e Palermos, ku ky u fundit duket se ka hequr dorë nga cmimi fillestar prej 40 milionësh. Edhe Interi ka bërë lëvizjen e tij, sipas la Gazzetta dello Sport. “Sigurisht se tani është radha e Paulo Dybalas që ta thotë fjalën e fundit përsa i përket të ardhmes së tij. Agjenti i tij, Pierpaolo Triulzi, është akoma në Argjentinë, por është i gatshëm të kthehet në Itali. Që nga fillimi talenti nga Cordoba i ka dhënë prioritet Juventusit. Sigurisht për shkak të pjesëmarrjes në Champions si protagonist, por edhe që të mund ta vazhdoj rritjen e tij në kampionatin italian. Mirëpo kjo nuk do të thotë që ia ka kthyer shpinën pretendentëve të tjerë, por ndjenja me shoqërinë torineze është e paprekshme, edhe pse dy klubet milaneze kohëve të fundit kanë dhënë argumente të rëndësishme për t’ia ndërruar mendjen. Roberto Mancini ka qenë shumë i qartë kur e ka kërkuar si partner të Icardit për sezonin e ardhshëm. Dhe për të qenë akoma më i bindur në këtë përpjekje ka hyrë edhe një ambasador: Zanetti. Zëvendës presidenti zikaltër ka provuar ta bind sulmuesin e klubit sicilian duke e marrë parasysh që në krah të Mauritos mund ta formoj një dyshe të vlefshme edhe për të ardhmen e kombëtares argjentinase”. Oferta e Thohir ka kapur shifrën e 28 milionëve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.