Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Ultimatum per Sagna: kjo eshte situata

GdS – Ultimatum per Sagna: kjo eshte situata
Ardi Deda

Bacary Sagna i largohet dhe i afrohet Interit. Dite pas dite skenaret ndryshojne. Gazzetta dello Sport perditeson situaten: “Historia eshte e njohur: nepermjet drejtorit sportiv Piero Ausilio, Erick Thohir ka vene prej kohesh ne shenjester lojtarin e krahut te djathte francezo-senegalezin te cilit i mbaron kontrat me 30 qershor. Oferta zikalter eshte bere (nje kontrate dyvjecare me opsion per vitin e trete me nje page prej 2,8 milion euro ne vit qe mund te shkoje deri ne 3 milione), por Arsenali ka reaguar menjehere duke iu kunderpergjigjur ofertes zikalter: kontrate trevjecare, duke i dhene shkelmin historise se klubit qe nje lojtari mbi moshen 30 vjec nuk i ka ofruar kurre nje panorame te tille. Por ne te vertete Sagna mund te deshiroje te qendroje tek Arsenali: per motive ambientale, sepse ndihet mire ne Londer, ashtu si familja e tij. Do te ishin pra keto, dhe jo ato ekonomike, motivet qe do te shtynin Sagna te rinovonte me Arsenalin”. Gjithcka e mbyllur? Jo, perkundrazi. Inter pret dhe shpreson, edhe pse per mundesine qe te thote “Po” lojtari Gazzetta nuk i jep me shume se 30% mundesi. “Klubi zikalter ka vendosur te beje oferten e tij duke u nisur nga mundesia per ta marre lojtarin me parametra zero por edhe ne marreveshje te plote me Mazzarrin qe ka pare tek Sagna njeriun e duhur per te mbushur boshllekun ne krahun e djathte. Interi i ka dhene kohe Sagna per pergjigjen? Po, ne fund te marsit mbaron koha: brenda ketij muaji skuadra pret nje pergjigje “po” ose “jo” nga lojtari”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags