Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

754 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Genjshtra e madhe mbi Conten dhe e verteta e madhe mbi merkaton: “Duhet te keni kujdes.”

Genjshtra e madhe mbi Conten dhe e verteta e madhe mbi merkaton: “Duhet te keni kujdes.”
Inter Club Staff

Takimi per ‘sqarimin’ i ndodhur ndermjet Antonio Contes dhe klubit te Interit, pertej se ishte skenografik, eshte treguar ne disa menyra te ndryshme.

Disa afer realitetit e disa larg. Por nga shperthimi i Contes ka nje “perpara” dhe nje “pas”. Fraktura ne fakt mund te fshehe me shume pasoja nga ato qe supozohen.

Programimi i sezonit te ri nderkohe duket se eshte bere ne menyre kompakte nga te gjitha palet qe ishin ne takim.

Te gjithe jane ne te njejtin drejtim: Conte dhe klubi jane takuar per te ecur perpara bashke. Por le ti marrim me radhe ceshtjet e rendesishme.

GENJESHTRA E MADHE PER TE RINJTE, CONTEN DHE TE VJETRIT

Mesazhi qe Interi pas takimit me Conten do te besoje vetem te lojtaret e vjeter dhe me eksperience dhe jo te te rinjte, eshte nje budallallik me brire.

Interi ne skuader ka njerez si Barella, Lautaro, Bastoni. Kjo teori nuk qendron aspak keshtu.

Teknikut te Interit lojtaret e rinj i pelqejne qe cke me ate pune. Bastoni, Barella, por edhe Esposito jane rritur ne menyre te teper eksponenciale me Antonion.

Ata jane permiresuar, kane marre eksperience. Kane fituar edhe vlere, duke qene se po flasim per merkaton.

Tonali keshtu, nuk eshte se nje dite te bukur ka perfunduar duke mos qene nje lojtar qe nuk pelqehej me tek Interi.

Jo, thjesht lojtari nuk ka qene me nje prioritet per momentin dhe ai ka zgjedhur te transferohet tek Milani duke mos pritur.

Kaq e thjeshte dhe eshte dicka qe eshte marre dakordesia e te gjithe drejtuesve te klubit.

OBJEKTIVI I MADH MBETET NJE ENDERR PA SAKRIFICE

Lojtari qe i peleqen Contes dhe qe Conte deshiron? Emri i tij eshte N’Golo Kante.

E nese do te duhej te hiqej dore ne kete moment nga nje mundesi si ajo e Tonalit ne merkato (qe ka qene e kushtueshme gjithashtu), ashtu do te ndodhte. Ashtu ndodhi, dhe Interi hoqei dore.

Kjo sepse do te jete nje merkato e menduar mire nga Interi, por kjo nuk do te thote se pas Hakimit (blerje shume e rendesishme) nuk mund te vije nje lojtar tjeter interesant.

Po punohet per kete. Ne qetesi por me vendosmeri. Duhen mbi te gjitha disa shitje. Por pertej vendimit qe eshte marre nga te gjithe per te lundruar ne merkato me kujdes, ka nje objektiv kryesor qe te gjithe jane dakort.

Nje vit me pare erdhi Niccolo Barella dhe kush e harron konferencen e tij te pare ne Kine, kur Interi ishte ne tratativa per Lukaku?

Ishte nje Conte qe nuk ishte ne vete, nje Conte qe kishte berre Romelun te drejtuesit te dukej thelbesor per Interin qe ai kishte ne mendje.

E keshtu doli. Operacioni Barella kerkoi gjithashtu nje kohe te caktuar, por ne fund ai erdhi tek Interi.

Ardhja e Contes ne pankinen zikalter ishte nje shtyse tjeter drejt Niccolo, qe kishte zgjedhur Interin dhe nuk ndryshoi ide ne asnje moment edhe kur Interi i tha te priste pak ndryshe nga Tonali.

Behet fjale per dinamika normale merkatoje. Koha, vendimi i klubit, prioritetet, vullneti i lojtareve: te gjitha keto kane rendesi. Shpesh here arrihet perfeksioni, por shpesh here jo.

Kolarov nderkohe eshte zgjedhur nga Interi sepse perfaqeson nje mundesi te mire merkatoje duke pare eksperiencen e kerkuar nga Conte me kerkesen per te tentuar nje trofe shume shpejt.

Ne rast se do ja dale dot te shese lojtare (emrat jane ato te Nainggolan, Brozovic, Joao Mario), atehere duke pare termat ekonomik, Interi do te mund te bente nje blerje te nje profili te larte.

Por sot per sot nuk do te falet askush dhe te gjithe do te shiten per cmimin e duhur ne merkato.

Per shembull, nese per Radja nuk do te gjendet nje marreveshje ekonomike qe kenaq Interin, atehere nuk do te behet asgje. Ai do te qendroje.

Jane te pakta rregullat, por jane te qarta. Por boll me historine qe Conte do vetem lojtare te vjeter sepse eshte nje genjeshter.

Skuadra e Contes ne sezonin e ri pritet te kete ne formacion De Vrij, Bastoni, Hakimi, Barella, Eriksen, Lukaku dhe Lautaro. Jane 7 lojtare. 

A e dini sa eshte mosha mesatare e tyre? Prandaj, ashtu si ka thene edhe Conte: “Duhet te keni kujdes”.

Burimi: FcInter1908.it.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.