Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

844 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Gjithcka e bere: Interi mbyll operacionin e madh per diamantin brenda ne shtepi, Conte me i lumturi!”

“Gjithcka e bere: Interi mbyll operacionin e madh per diamantin brenda ne shtepi, Conte me i lumturi!”
Inter Club Staff

Ne ditet e kaluara ju kemi treguar se si emri i Marcelo Brozovic eshte tashme i kerkuar ne menyre konstante nga Liverprooli i Jurgen Klopp.

Ajo qe ka frikesuar Interin ne kete mes ka qene klauzola e lojtarit qe eshte prezente ne kontraten e tij dhe qe kap vleren e 60 milione eurove qe paguhen ne 15 ditet e para te korrikut.

Tuttomercatoweb.com ka dhene lajmin e madh sot: Klubi zikalter eshte shume afer rinovimit te kontrates me Brozon.

Sipas asaj qe tregohet nga media online, ne fakt, lojtari dhe Interi tashme jane shume afer rinovimit deri ne vitin 2023.

Po rroga? Do te jete 4,5 milione euro plus bonuse te ndryshme qe mund ta cojne ate deri ne 5.2 milione.

Per sa i perket klauzoles, ne fakt, dy jane hipotezat: ose do te hiqet totalisht nga kontrata, ose do te rritet ndjeshem nga 60 milione euro qe eshte aktualisht.

“Ne fakt, zgjatja e kontrates eshte gati. Marreveshja eshte arritur dhe firmosur: 4,5 milione euro ne sezon plus bonuse.”

“Gjithcka do te zyrtarizohet shume shpejt dhe kjo kontrate do te depozitohet edhe ne Federate.”

“Gjithcka e bere: Interi mbyll operacionin e madh per diamantin brenda ne shtepi, Conte me i lumturi!”, e mbyll shkrimin e saj TMW.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.