Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,004 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjithcka Kovacic:”Interi nje surprize, Zanetti mbreselenes: Ja deshirat e mia. Kam dhe dicka qe e urrej”…

Gjithcka Kovacic:”Interi nje surprize, Zanetti mbreselenes: Ja deshirat e mia. Kam dhe dicka qe e urrej”…
Donald Elmazi

Mateo Kovacic hapet dhe flet per veten e tij dhe Interin. Nje interviste e gjate, kur stervitej me kombetaren kroate, ne te cilen mesfushori i Interit tregon deshirat dhe endrrat per nje karriere akoma ne fillim. Bluza zikalter numrin 10 nuk duket se i peshon, Mazzarri e stervit me kura: aty ka gjithcka per Kovacic qe te behet nje idhull i tifozerise interiste.

Gjendesh tek Interi qe prej nje viti: si ndihesh?
“Me duhej pak kohe qe te ambjentohesha, por, fale Zotit, djemte me kane pranuar menjehere, edhe trajneri i ri po ashtu. Tashme gjithcka varet nga une, duhet te punoj shume dhe keshtu shkon cdo gje mire”.

Cfare ndjeve kur hyre per here te pare ne fushe me bluzen e Interit?
“Ishte nje ndjenje shume e bukur, por, sinqerisht, nuk e vras shume mendjen per kete pjese. Per mua fusha ngelet fushe, nuk eshte e rendesishme se ku: duhet te japesh gjithmone maksimumin. Ishte pak ndryshe, sigurisht, sepse ishte hera e pare. Tashme eshte bere gjithcka normale”.

Tashme po luan me lojtaret me te mire ne bote, ata qe i shikoje njehere e njekohe ne televizor…
“Po, absolutisht keshtu eshte: i shikoja dhe e imagjinoja veten si njerin prej tyre. Tashme, ka ardhur rradha ime”.

Me cilet nga lojtaret flet me shpesh?
“Me shume nga te gjithe me Handanovic dhe Kuzmanovic, qe jane nga anet tona. Por gjithashtu flas edhe me te tjeret: braziliane, italiane, tashme arrij te flas me te gjithe”.

Cili nga lojtaret te ka impresionuar?
“Per shembull, eshte kapiten Zanetti, qe vrapon si nje femije. Me pas eshte Modric, qe edhe pse eshte bere lojtar i nje skuadre te rendesishme sic eshte Real Madrid, ka ngelur i njejti djalosh, me kembe ne toke”.

Tashme qe jeni bere kaq shume i famshem, supozojme qe ka shume femra qe duan te behen mikesha me ju. Eshte e lehte te gjesh nje mik te vertete?
“Une mendoj se nuk eshte e lehte te gjesh nje mik te vertete, jo vetem per nje futbollist. Dua te them qe ne futbollistet nuk jemi kaq ndryshe nga te tjeret, ne fund te fundit edhe ne kemi nje jete si te gjithe, komunikojme me njerez qe i njohim qe te vegjel, cdo dite njoh njerez te rinj”.

Si e imagjinon veten mbas 10 vjetesh? Do te jesh ne kulmin e karrieres?
“Nuk e di. Dhe, sinqerisht, nuk shikoj aq larg. Interi ka ardhur shume shpejt, jam 19 vjec, per me teper, kam firmosur kur isha 18 vjec. Nuk e prisja, dhe mendoj se as Dinamo e Zagrebit nuk e priste nje oferte te tille. Nderkohe shpresoj qe te behem nje futbollist i madh dhe qe nje dite te kem mundesine qe ta tregoj. Dua qe nje dite te kem mundesine te krijoj nje familje timen, sepse nuk eshte vetem futbolli. Futbolli eshte i rendesishem, por nuk gjeja me e rendesishme ne jete: eshte familje dhe gjithcka qe perben ate”.

Te gjithe flasin per ty si nje person i maturuar dhe je vetem 19 vjec…
“Kam qene gjithmone po i njejti. Prinderit e mi me kane mesuar se si te jetoj ne menyre te pavarur dhe i falenderoj per kete. Kane besuar gjithmone tek une, me kane lene qe te jetoj edhe vetem ne Kroaci pikerisht qe te mesohem. Ata, nderkohe, jane me te motrat e mia ne Austri, ku mund te jetoja nje jete me te mire dhe me te rehatshme”.

Ne fund te gares, me adrenalinen akoma te larte, cili sms mund te emocionoje me shume?
“Ne te vertete, celularin nuk e perdor aq shume. Si zakonisht, i telefonoj une dy ore mbas ndeshjes, flas me prinderit e mi, me miqte. Per me teper, po ju them se me ta nuk flas kaq shume per futboll, preferoj qe ta analizoj me vete ose me trajnerin, sepse kjo eshte puna e tij. E urrej qe njerez qe nuk kuptojne futbollin nderhyjne”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.