Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,227 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjueti per lojtaret e krahut (esterni), ja te gjithe emrat: Insua dhe Vrsaljko te paret, por jo vetem.

Gjueti per lojtaret e krahut (esterni), ja te gjithe emrat: Insua dhe Vrsaljko te paret, por jo vetem.
Ardis
  • On 13/10/2013, 17:09

Tashme nuk ka me dyshime: Interi ka nevoje per nje ose dy perforcime ne repartin e kraheve, si perhere thelbesore ne lojen dhe ne filozofine e Walter Mazzarrit. Qe skuadra eshte e papershtatshme ne ate repart kjo ishte e qarte qe ne vere, kur zikaltrit kane ndjekur deri ne fund – pa sukses – Mauricio Isla-n e Juventusit, por largimet e fundit dhe ndeshja kunder Locarno-s e kane nxjerre me shume ne dukje sesa e nevojshme eshte te nderhysh ne merkaton e janarit. Ne ekip, ne fakt, jane vetem dy lojtare krahu qe dukeshin se kishin garancite e duhura: Jonathan dhe Nagatomo. Braziliani ka ndenjur pushim keto dy ndeshjet e fundit per shkak te demtimit, duke e detyruar Nagatomon te spostohet ne te djathte me Pereiran ne te majte. Palito nuk ka bindur plotesisht ne ndeshjet e fundit, vecanerisht kunder Romes, ashtu si dhe Wallace eshte dukur akoma i pamaturuar taktikisht ne sfiden kunder Locarnos. Qe ketu lind nevoja, per te mos thene detyrimi, per te nderhyre ne merkato me nje ose dy goditje. Ne keto dite flitet per shume emra, po provojme qe ti analizojme:

Emiliano INSUA: 24 vjecar argjentinas i Atletico Madrid me pashaporte. Luan ne te majte, ku Pereira nuk garanton lojen e duhur, dhe tratativat me Interin mund te jene favorizuese per dy arsye: raportet e mira te klubit zikalter me teknikun Diego Simeone dhe veshtiresite qe po has lojtari per te rigjetur hapesira. Pikerisht per kete Branca dhe Ausilio mund te arrijne ta marrin ne forme huazimi me te drejte blerjeje, formule qe do ti shmangte edhe klubit madrilen minusvalenzen. Perpara disa ditesh ka pasur vezhgues te Interit ne ndeshjen Porto-Atletico Madrid, qe sherbeu per te filluar kontaktet e para me dirigjentet e Atletico-s.

Sime VRSALJKO: 21 vjecar, kroat dhe vjen nga ishte Mateo Kovacic, Dinamo Zagreb-it. Lojtar krahu i djathte i Genoas dhe pa dyshim emri i preferuar, qe eshte ndjekur prej shume kohesh edhe ne kohet e Andrea Stramaccioni. Zikaltrit e ndjekin edhe sot, ne Serie A, duke derguar nje vezhgues ne te gjitha ndeshjet e Genoas per te monitaruar te gjitha progreset e bera. Dhe raportet deri me sot kane qene te gjitha pozitive, per me teper qe edhe jashte Italise (Arsenali mbi te gjitha) emrin e Vrsaljlko-s e kane permendur disa here. Problemet e lidhura me kroatin jane te pakten dy: Fillimisht, Genoa nuk ka ndermend qe ta shese ne janar, duke preferuar te prese veren qe ta shese ne shifra te medha, dhe e dyta vlera e kartonit te tij. Preziosi nuk heq dore nga lojtari per me pak se 10-12 milione €, nje shifer qe per momentin nuk i pershtatet Interit.

Danilo d`AMBROSIO: 25 vjec, italian, ne formacionin e Torinos. Lojtari i krahut te Caivano-s ka avantazhin e madh se eshte ne skadence te kontrates. Tratativat per rinovimin me klubin e granata-s nuk po ecin, nje arsye qe mund te binde Cairo-n qe ta shese ne janar qe te mos e humbase me kosto zero ne qershor.

Martin MONTOYA: 22 vjec, spanjoll, ne pronesi te Barcelones. Edhe ai si D`Ambrosio eshte ne skadence kontrate, qe e ben ate terheqes nga shume formacione (ne Itali eshte edhe Napoli). Hapa konkrete ne kete drejtim nuk ka, ajo qe eshte shume e qarte se ne rast se largohet nga Barcelona me parametra zero ne Europe do te hapet nje ankand i vertete per ta marre.

Domenico CRISCITO: 26 vjec, italian, ne formacionin e Zenit-t. Mbas disa sezonesh ne Rusi, per lojtarin e krahut te ish-Genoas mund te kete ardhur momenti per tu kthyer ne Itali. Sic e ka konfirmuar edhe ai, Interi do te ishte nje destinacion shume joshes, dhe me kete rast do te rigjente Mazzarrin qe e kishte qe ne kohen e Napolit. Edhe per kete lojtar, nuk ka hapa konkrete, edhe pse Zeniti nuk ka ndermend qe ta shese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.