Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjykata Sportive – Dy lojtare te Interit jane denuar me nga nje ndeshje pezullim: emergjence totale ne mbrojtje!

Gjykata Sportive – Dy lojtare te Interit jane denuar me nga nje ndeshje pezullim: emergjence totale ne mbrojtje!
Inter Club Staff

Nje lajm tjeter jo i mire per Antonio Conten, por eshte nje lajm nga ato qe nuk eshte surprize dhe qe eshte marre vesh qe pas perfundimit te ndeshjes ndaj Bolognes.

Ashtu si pritej, Gjykata Sportive e Federates Italiane te futbollit ka skualifikuar me nje jave dy lojtare te Interit.

Ata qe e kane pesuar kane qene Alessandro Bastoni dhe Danilo D’Ambrosio, te dy pjese te repartit te mbrojtjes zikalter.

Te dy nuk do te luajne dot ne ndeshjen e se enjtes ne darke ndaj Verones: do te kete nje emergjence totale keshtu per Interin, edhe pse Conte do mund te besoje te rikthimi i Milan Skriniar.

Sllovaku do te rikthehet pas tre javesh pezullim qe mori pas ndeshjes me Sassuolon per sjellje te pahijshme.

Nderkohe, Gjykata Sportive ne komunikaten e saj zyrtare sot ka shpjeguar me detaje shkaqet e skualifikimeve te dy lojtareve:

BASTONI Alessandro: per dy kartona te verdhe per shkak te nje sjellje jo sportive ndaj kundershtarit, denohet me nje ndeshje sipas parashikimit te rregullores.

D’AMBROSIO Danilo: per sjellje jo sportive ndaj nje kundershtari merr karton te verdhe. Skualifikohet me nje ndeshje per shkak se eshte kartoni i peste i verdhe kete sezon.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.