Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 1, 2020

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gjykata Sportive i cudit te gjithe: “Per Sensin jepet i njejti denim me Immobile: ja detajet.”

Gjykata Sportive i cudit te gjithe: “Per Sensin jepet i njejti denim me Immobile: ja detajet.”
Inter Club Staff

Nese je i jashtem ne kete histori, sheh dy rastet qe ndodhen ne ate Lazio-Inter dhe me pas lexon se Sensi ka marre te njejtin denim me Immobile, dyshimet per paanshmerine ne futbollin italian do te ishin te shumta.

Por ne kete mes, ne qe ndjekim Serie A prej kaq shume vitesh, ka ardhur nje pike qe nuk ben me asgje pershtypje.

Ajo qe pritej ndodhi: Sensi ka marre nje jave skualifikim per ate karton te kuq ndaj Lazios (kjo dihej, nuk mund te anullohet nje karton i kuq sado i gabuar te jete ai).

Per te dhe per Immobile, eshte marre i njejti denim nga Gjykata Sportive Italiane por pikerisht kjo eshte cudia ne kete mes.

Ata jane denuar me nje ndeshje skualifikim dhe me 10 mije euro gjobe per koke. Por a eshte normale kjo gje? Gjykata Sportive e shpjegon keshtu vendimin e saj:

“Nje skualifikim per nje jave kampionat dhe 10 mije euro gjobe per Stefano Sensi “per nje sjellje te dhunshme dhe antisportive qe ne minuten e 42 te pjeses se dyte ka goditur nje kundershtar duke tentuar ta shtyje dhe duke e goditur ne fytyre.”

Nderkohe, ti futesh dhe shikon pamjet dhe shikon qe Sensi nuk ka goditur askend ne fytyre. Qesharake.

Kurse per Ciro Immobile, denimi pershkruhet keshtu: “Per nje sjellje te rende dhe antisportive qe ne minuten e 25 te pjeses se dyte goditi ne toke me nje shpulle ne fytyre nje kundershtar”.

A eshte kjo peshorja e duhur per nje rast te tille? Dyshimet jane te thella. Por jemi ne Serie A, mund te ndodhe gjithcka: mund te fshihen video VAR, audio VAR, mund te denohen lojtare ne baze te fanellave e keshtu me radhe.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.