1,520 views
Gnoukouri nuk ben hap prapa, perkundrazi: titullar ne Europa League?
Eshte futur ne minuten e 28 dje ne vendin e mikut te tij Kondogbia, por Gnoukouri nuk eshte frikesuar, perkundrazi, arriti ti ndryshoje fytyren ndeshjes.
Edhe pse paraqitja e tij ra pak ne pjesen e dyte, ka bere nje ndeshje te shkelqyer ne aspekt personal dhe beri tifozet zikalter te harrojne per pak Joao Marion. Tashme per mesfushorin e ri zikalter mund te vije nje konfirmim tjeter. Te enjten zikalterit do te luajne ne Europa League ne Prage kunder Spartes dhe duke pare mungesen e mesfushoreve ne kete kupe, me shume mundesi De Boer do i besoje Gnoukourit nje bluze titullari ne Europa League. Hollandezi e pelqen shume sepse ai luan pikerisht ashtu sic do ai: thjeshte dhe sakte.