Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,132 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Goal.com: “Kontakte mes Interit dhe Napolit per Cannavaro. Edhe Andreolli ne tratative”

Goal.com: “Kontakte mes Interit dhe Napolit per Cannavaro. Edhe Andreolli ne tratative”
Xhorxh Gellci

Ka disa levizje ne merkato, qe Interi mund ti realizoje pavaresisht Thohir. Te jete e qarte: manjati indonezian i njeh levizjet qe zikalterit mund te bejne strategjikisht, dhe nuk ka ndermend ta ndryshoje linjen e skuadres pas hyrjes te tij.

Mes ketyre levizjeve eshte edhe presioni i forte i Walter Mazzarrit (qe po fiton besimin e te gjitheve me rezultate) mbi Paolo Cannavaro. Mbrojtesi i Napolit, kapiten i skuadres, nuk eshte i kenaqur me perdorimin e paket si dhe per rrugen qe po marrin raportet me De Laurentiis per shkak te rinovimit te mundshem te kontrates, qe para 4 muajsh dukej si dicka e sigurt.

Dirigjentet zikalter kane filluar levizjet, ashtu si per Zuniga, ku kane gjetur shume probleme per shkak te konkurrences te forte. Por Paolo Cannavaro do te shkonte me vrap ne Milano, dhe Mazzarri do te kishte ate qe ne kete moment nuk mund t’ja garantojne as Samuel e as Chivu: flitet per nje mbrojtes te rregullt, pervec te tjerash nje nga lojtaret e preferuar te tij, themelor per te ngritur kualitetin e Interit te tij.

Gjithashtu nga Napoli nuk vijne sinjale negative. Mund te flitet ne janar (sidomos nese do te vije qendermbrojtesi i kerkuar nga Benitez). Dhe me kete rast, eshte e rendesishme te theksojme qe zikalterit jane te gatshem te futin ne tratative Andreollin, i kerkuar nga Napoli ne janarin e shkuar, mbrojtes qe hyn ne parametrat e lojtarit te kerkuar nga Napoli.

Sigurisht, behet fjale edhe per nje shume parash ne favor te Napolit (te pakten 4 milion), dhe per te vleresuar me shume kete ide jane edhe zerat qe e shikojne Leonardon si keshilltar te jashtem te Morattit per te nisur tratativen. Zera qe kerkojne verifikim, natyrisht. Por nese do te jete keshtu, eshte e mundur qe per Zunigen Interi te mos jete dorezuar plotesisht, dhe te kerkoje te luftoje me vete Napolin si dhe Juventus dhe Barcelona. Por para se gjithash, eshte nje vend i trete qe duhet te arrihet me cdo kusht…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.