Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

4,525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Godet” Ausilio: “Paraqitje zhgënjyese, jo prej skuadre të Serisë A. E papranueshme…”

“Godet” Ausilio: “Paraqitje zhgënjyese, jo prej skuadre të Serisë A. E papranueshme…”
Inter Club Staff

Ka qënë një Ausilio shumë I inatosur ai që është paraqitur para mikrofonëve të gazetarëve pas ndeshjes së shëmtuar kundra Crotones. Deklarata që nuk lënë shumë vënd për interpretim: “Inter mëndjemadh, sipërfaqësor dhe arrogant: paraqitje jo prej një skuadre të Serisë A. E papranueshme. Duhet të punojmë dhe duhet të përpiqemi shumë, për të kuptuar se çfarë duhet ndryshuar, sepse kjo që ndodhi këtë javë më befasoi. Gjithsesi Europa ngelet një detyrim për ne, pavarsisht ksaj ndeshjeje.

“Nuk mund ti lejojmë vetes që të kemi këtë lloj qasjeje ndaj Serisë A. Ka ende shtatë ndeshje për të përmbushur objektivin e mbetur të Europa League pasi kemi ndërtuar diçka të mirë në këta pesë muaj. Këtë javë nuk është se skemi bërë paraqitje prej “Interi”, këtë javë skemi bërë paraqitje as prej skuadre të Serisë A. Kemi provuar që të korrigjojmë dhe kemi bërë një gol por të zgjohesh pas dy golave disavantazh në një ndeshje të tillë, bëhet pothuajse e pamundur. “

“A jam i shqetësuar për derbin? Ndeshjet si këto përgatiten vetë, duke qënë të zemëruar për atë që ka ndodhur sot, edhe pse, mirë që është derbi. Besoj se është ndeshja e duhur për tu kthyer në rrugën e duhur. Nga nesër në mëngjes duhet të stërvitemi dhe kjo ndeshje ndaj Crotones duhet të shërbejë si një shembull; duhen respektuar tifozët, fanella që mbajmë veshur dhe një kampionat që na shikon akoma në garë për Europa League-n.”

“A mungon një lider? Sot mungoi gjithë Interi, nga ana mentale. Ndoshta kemi paguar shumë goditjen e marrë javën e kaluar.
A do kthehen përsëri zërat për një trajner të ri? Kjo është puna juaj. Do shkruani për çdo gjë, por ne do jemi të përqëndruar në përgatitjet për derbin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.