Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MOVIOLA – Gol super i rregullt ai i Brozovic. VAR shpeton Milanin nga goleada!

Inter Club Staff

Eshte komentuar shume ndeshja e djeshme neper rrjete sociale dhe per kete arsye kemi vendosur qe t’ju tregojme te gjitha rastet e ndeshjes nepermjet MOVIOLES se Corriere dello Sport. 

Edhe pse arbitri Doveri pati disa pasiguri gjate ndeshjes, ai ne shtepi ka derguar nje derbi ne te cilin e ka kaluar pa gabime. Ka qene decizive edhe ndihma e VAR ku ishte Irrati dhe ka bere gjithashtu qe Milani te shpetoje nga disfata me goleade.

Corriere shkruan per Moviolen me detaje: “Ne minuten e 23, Calhanoglu shenon nje gol kur loja ishte e ndalur: Doveri kishte vershellyer per nje faull nga Kessie.”

“Prekja ka qene e pavullnetshme, por ka qene dhe natyrisht ishte e drejte qe te anullohej.”

“Prekja e tij ishte totalisht decizive ne vazhdimin e aksionit ku Milani shenoi, por gjithmone pasi arbitri e kishte ndalur lojen me te drejte.”

Me pas, le te kalojme tek rasti me i diskutueshem: “Ne minuten e 35 shenon Lautaro pasi Donnarumma kishte bere nje mrekulli tek rrafishata e D’Ambrosios”

“Ky i fundit u sinjalizua si ne pozicion jashte loje nga asistenti Ranghetti dhe VAR konfirmon: mbrojtesi zikalter ishte ne pozicion jashte loje milimetrik.”

Ne minuten e 49, edhe tek goli i Brozovic u desh nderhyrja e VAR perseri: “Gjuajtja e Brozovic shkon ne porte por asistenti Lo Cicero tregon se ka nje pozicion jashte loje te Lautaros.”

“E gabuar totalisht. Argjentinasi nuk ndikon fare ne aksion e nuk ndikon as tek kundershtaret.”

“Bravo VAR-it dhe Irratit qe therret tek monitori Doverin i cili e quan si te rregullt golin sepse me te vertete ashtu ishte.”

“Ne minuten e 56 ka protesta nga milanistat per nje prekje me dore te supozuar te Skriniar, por prekja ndodh me gju dhe jo me dore. Pretendime te pa bazuara keto.”

Keshtu, kjo ka qene edhe MOVIOLA e ndeshjes se djeshme. Interi ka fituar nje super ndeshje te paster ndaj Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.