Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,336 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Golden Boys – Kovacic dhe Taider, «rojtaret» e rinj midis dritehijeve.

Golden Boys – Kovacic dhe Taider, «rojtaret» e rinj midis dritehijeve.
Ardis
  • On 05/09/2013, 15:00

Ne Catania ishte nje stafete, e forcuar, midis Mateo Kovacic dhe Saphir Taider. Per shkak te nje problemi fizik qe e ka detyruar kroatin te lere ndeshjen akoma pa mbaruar pjesa e pare, duke i dhene me shume fokus franko-algjerianit. Te provojme te analizojme prezantimin e dy te rinjve te cilet u aktivizuan per 45 minuta te dy, ne pozicionin e mesfushorit te brendshem (mezzala) ne Massimino.

Mateo Kovacic. Nje fraksion loje. Shume zgjati ndeshja per kroatin e vitlindjes 94′ ne Catania. Perpara se te pesonte demtimin, talenti i rritur te Dinamo Zagrebit ka bere nje prezantim me luhatje, prej mesfushori te brendshem ne krahun e majte per skemen 3-5-1-1. Investimi i madh interist i merkatos dimerore 2013 nuk eshte akoma ne kushtet fizike optimale te tij, mbas demtimit muskular qe pesoi ne korrik. Kovacic, ne nivel taktik, alternon nje pjese te gares sa ne te majte dhe pjesen tjeter ne qender, dhe arrin te nise aksione kur Cambiasso zbret poshte ne linjen e mbrojtjes. 10-shi zikalter prek shume here topin: 34 here ne 46 minuta te lojes. 22 pasa kane qene te sakta, me 4 topa te rekuperuar dhe 4 dribling te suksesshem. Ne 7 raste, megjithate, Mateo humbet zoterimin e topit ne menyre banale, duke gabuar dhe duke marre persiper dribling te rrezikshem. Djaloshi ka personalitet dhe deshire per te ecur perpara.

Saphir Taider. Ka hyre ne loje praktikisht shume i fresket, franko-algjeriani pozicionohet ne te njejtin rol te Kovacic, ne zonen ne mes dhe majtas te mesfushes. Sapo filloi dhe ish lojtari i Bolognas humbet tre here topin. Me kalimin e minutave, ne fraksionin e dyte, motorrat e mesfushorit te vitlindjes 92′ sapo kane aktivizuar «turbon». Taider pershkruan shume kilometra dhe luan shume topa: 32 ne 49 minuta. Pjesa me e madhe e tyre vijne ne menyre te thjeshte dhe efikase pa shume komplikime. Ardhja e fundit ne shtepine Inter, dallohet per kombinime te shpejta dhe suporte te sakta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.