Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

880 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gomez tek Interi, zbulohet super oferta e Interit?”Marotta ka ofruar ne kembim te Atalanta edhe kartonin e…”

Gomez tek Interi, zbulohet super oferta e Interit?”Marotta ka ofruar ne kembim te Atalanta edhe kartonin e…”
Inter Club Staff

Tifozet e Atalantes nuk i kane humbur akoma shpresat, por e ardhmja e Papu Gomez duket tashme e sigurt.

Lojtari duket i projektuar larg Dea-s, dhe me shume mundesi, ai do te qendroje ne Itali, por do te veshe nje fanelle tjeter.

Nder skuadrat qe mund te sigurojne sherbimet e tij e qe jane te interesuara per te, duket se eshte edhe Interi qe prej kohesh qendron ne vezhgim te situates, edhe pse gjithmone ka dashur te tregoje se e vlereson shume Atalanten per tu futur ne mes ne kete moment.

Gjithesesi, Papu eshte nje piste e vertete per zikalterit dhe nje piste konkrete per Marotten, edhe pse ky i fundit nuk ka ndermend te shpenzoje 10 milione eurot qe kerkon Atalanta.

Keshtu, nese Atalanta do te ule kerkesat e saj, dhe do te pranoje kushtet e Interit, atehere Papu mund te transferohet menjehere ne Milano.

Sipas asaj qe tregon sot Sport Mediaset, me sa duket, ka nje piste totalisht te re qe e shikon Papu Gomez ne Milano dhe Matias Vecino ne Bergamo.

Ideja fillestare eshte ajo e shkembimit te huazimeve vetem per gjashte muaj e me pas do te diskutohet ne fund te sezonit se cfare do te behet me kartonat e tyre.

Kjo do te ishte nje marreveshje shume e mire edhe per Interin, duke pare se nuk do te investonte aspak per nje lojtar 33 vjec dhe nderkohe do te huazonte nje lojtar si Vecino qe eshte jashte projektit teknik te Contes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.