Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

716 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gosens, cfare fjalesh direkt nga agjenti i tij: “Pse zgjodhi Interin? Sepse Interi eshte…”

Inter Club Staff

Tani nuk eshte se ka njeri dyshime se ku Robin Gosens do te luaje duke filluar qe nga mbyllja e merkatos se dimrit.

Tani eshte gjithcka pothuajse e mbyllur per kalimin e tij dhe nder te tjera, neser priten edhe vizitat mjekesore tek Interi.

Nderkohe, vetem pak ore me pare, agjenti i tij, Gianluca Mancini, ka folur per mikrofonat e gazetareve prezent jashte selise se Interit.

Ai nuk ka thene se eshte mbyllur cdo gje, ka kerkuar durim, por nder te tjera ka shprehur fjale teper te medha vleresimi per Interin.

“Ne kete moment nuk eshte ende e mbyllur, te shohim. Mungojne disa detaje, te shohim… Ketu jemi, te shohim.”

Nderkohe, pyetjes se gazetarit prezent agjenti i Robin Gosens i eshte pergjigjur ne menyre teper origjinale.

“Perse Interi? Sepse Interi eshte Interi. Kaq mjafton. Shpresojme qe te jete zgjedhja e duhur per te dhe te ardhmen.”

“A do te mbyllet sot ne darke? Nuk e di”. Keshtu e ka mbyllur fjalen e tij agjenti Mancini qe ka kenaqur jo pak tifozet zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.