Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gosens, cfare fjalesh ne prezantimin e tij: “Faleminderit Atalantes por per mua Interi eshte nje…”

Gosens, cfare fjalesh ne prezantimin e tij: “Faleminderit Atalantes por per mua Interi eshte nje…”
Inter Club Staff

Fjalet e para si nje lojtar i Interit per Robin Gosens, mbrojtsin gjerman e lindur ne 1994, i bere pak minuta me pare nje lojtar i ri i Interit.

Ai eshte intervistuar per Inter TV, dhe ka dhene keshtu ndjesite e para per tifozet e tij te rinj per kete transferim ne Milano.

Cfare emocioni eshte te vish tek Interi? Cfare paraqet per ty kjo skuader?

“Eshte nje krenari e madhe sepse kam ardhur ne nje nga skuadrat me te medha ne Europe.”

“Jam shume i lumtur per kete, qe jam ketu, kam shume deshire per te filluar menjehre. Atalanten e falenderoj shume per ate qe kam kaluar atje. Kam dhene gjithcka. Por te luash ne nje klub si Interi do te thote shume per mua.”

A ke pasur mundesi te flasesh me tranjerin Simone Inzaghi? Cfare keni thene me njeri-tjetrin dhe sa deshire ke per te punuar pe te?

“Po, kemi folur dje ne darke me nje videocall. Me ka thene se cfare pret nga une dhe i kam treguar pak idete e mia.”

“Ka shume deshire per te punuar se bashku. Mezi pres oren qe te jem ne fushe me te dhe me skuadren.”

Ketu do te gjesh nje si Alessandro Bastoni, me te cilin ke luajtur edhe ne Bergamo. A te ka treguar dicka se cfare do te thote te luash per Interin? Te ka ndihmuar ne zgjedhjen per te ardhur ketu?

“Po flasim pothuajse cdo dite. Por jo vetem tani, ai dy apo tre vite me pare me ka thene qe eshte ne nje klub te madh.”

“Eshte nje krenari e madhe per mua te luaj per Interin. Por me duhet te them se nuk ishte nje zgjidhje e vehtire, nuk i eshte dashur te me bindi sepse per te ardhur tek Interi nuk ke nevoje te bindesh.”

“Ai me ka treguar pak a shume historine e klubit, si punon skuadra, si punohet ketu. Jam i limtur qe kam folur me te.”

Inter ka nje tradite te forte me gjermanet dhe nje lidhje speciale me Gjermanine. Sa krenar je ti qe te ndjekesh gjurmet e disa nga lojtareve me te forte te historise gjermane?

“Edhe kjo eshte nje krenari shume e madhe per mua. Ketu kane qene shume kampione qe kane shkruar historine.”

“Shpresoj qe edhe une te shkruaj ndonje copez te rendesishme te kesaj historie. Eshte nje ambicje qe kam.”

“Kam ardhur me deshire te madhe dhe dua te vazhdoj kete tradite te madhe te lojtareve gjermane dhe mezi po pres.”

Vitin e kaluar ke shenuar 11 gol ne kampionat, nje vit para tij ke shenuar 9. Rekordin e golave per nje mbrojtes ne Serie A e mban Marco Materazzi qe ka shenuar 12 dhe perpara tij Giacinto Facchetti qe shkoi ne numrin 10.

A mund te shtosh ti nje kapitull te ri ne historine e mbrojtesave goleador te Interit?

“Shpresoj se po. Me siguri nje karakteristike te bukur qe kam brenda meje eshte te shenoj shume gola.”

“Ta bej kete ne San Siro do te jete nje emocion i pabesueshem dhe shpresoj te ndihmoj skuadren ne shenimin e ketyre golave.”

Ke ndonje mesazh per tifozet e Interit?

“Pershendetje tifoze zikalter. Jam vertete shume krenar dhe i lumtur qe kam ketu. Mezi po pres t’ju shoh te gjitheve ne San Siro, te jap gjithcka cfare kam brenda per kete Inter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.