Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

1,418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gosens, cfare fjalesh: “Perisic? Degjoj gjera te gabuara: nuk eshte aspak e vertete qe une…”

Gosens, cfare fjalesh: “Perisic? Degjoj gjera te gabuara: nuk eshte aspak e vertete qe une…”
Inter Club Staff

Gjate intervistes se tij te dhene per Outpump, Robin Gosens nuk e ka fshehur momentin me te veshtire qe ka kaluar ne karrieren e tij.

Gjithcka ka pasur te beje me demtimin qe e ka mbajtur jashte fushave per kater muaj ne kete sezon: “E them me ndershmeri qe ka qene periudha me e veshtire ne karrieren time.”

“Te mos luash per kater vite, pra te mos besh dot i lire punen tende, ate qe te zbavit me shume ne jeten tende, ka qene nje sfide me vete.”

“Periudha e pare nuk ka qene ajo me e keqja. Ne ate moment jo. Por kur u demtova heren e dyte dhe kur e kuptova qe duhet te qendroja edhe dy muaj te tjere, atehere vuajta shume.”

“Gjithesesi demtimet bejne pjese ne loje. Jane dicka qe ndodhin. Keshtu i kam thene vetes time sa here kam menduar gjate atyre koheve.”

“Nuk duhet te behsha negativ. Por nese me duhet te zgjedh nje moment te keq, ka qene ai. Sepse edhe psikologjikisht te godet.”

“Eshte njerezore. Nese ti dicka e dashuron dhe nuk mundesh ta ushtrosh, atehere vuan. Por me shume pune dhe me shume mbeshtetje nga tranjeri im psikologjik, ja kam dale me sukses.”

“Ivan Perisic dhe konkurenca tek Inter? Degjoj gjera te gabuara. Nuk eshte e vertete qe une e shoh te keq rivalitetin. Perkundrazi.”

“Mua me pelqen kompetiviteti. Vetem sfidat e veshtira te dergojne ne nje nivel superior, ne nje nivel tjeter. Nese ti perballesh me sfida te lehta nuk do te rritesh kurre.”

“Une kam pasur gjithmone nje mendje qe me ka bere te sfidoj cdo kampion qe me ka nxjere rruga perpara. Por me pune kam luftuar me kedo.”

“Vetem keshtu rritesh. Te luash per nje nga skuadrat me te forta ne bote nuk eshte dicka qe ndodh perhere. Jam i lumtur qe jam ketu.”

“E dija qe ne fillim qe do te kishte qene e veshtire dhe une e pranova sfiden. E dija qe Ivan do te kishte qene nje shok skuadre me shume kualitet.”

“Nese ti e di qe luan gjithmone e se nuk duhet te djeresisesh per ate vend titullari, sipas meje nuk te ben mire.”

“Tani duhet te jap 100% nga vetja per te mbajtur vendin. Pse me sakte, duhet te jap me shume se 100%.”

“Une e kam pare futbollin gjithmone si nje loje skuadre. Nese mendon vetem per vete nuk ke ku shkon. Askund nuk shkon dot. Prandaj, te mendojme njehere per skuadren dhe pastaj per vete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.