Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gosens zbulon gjithcka: “Inter, dicka e pabesueshme. Kisha nje oferte milionere nga Newcastle por mendova: cfare…”

Gosens zbulon gjithcka: “Inter, dicka e pabesueshme. Kisha nje oferte milionere nga Newcastle por mendova: cfare…”
Inter Club Staff

Diten e sotme Robin Gosens ka dhene nje interviste shume te bukur per Kicker, ne Gjermani, ku ka folur pak a shume per gjithcka.

Blerja e madhe e Interit ne kete merkato dimri ka folur keshtu: “Ka ndodhur dhe ka qene transferimi im te nje skuader e mrekullueshme tek Interi. E konsideroj si dicka te mrekullueshme.”

“A kisha nje marreveshje me Newcastle? Keshtu dukej. Kane shkruar shume per kete, mbase kisha nje oferte edhe me te mire nga ajo qe mendonin.”

“Po, kam pasur nje oferte, por e kam refuzuar. Nuk kam thene kurre po. Me habisin se si disa gjera qe fliten ne menyre private ne telefon me pas dalin per mediat.”

“Thone gjithmone ‘nuk i tregojme njeriu’ pastaj i lexon te gjitha ne internet pak me vone. Kjo eshte enigma ime e madhe.”

“Une kam menduar per Newcastle, kam menduar gjate. Jam nje qenie njerezore. Por ne te vertete, kurre nuk e kam marre ne konsiderate si nje destinacion.”

“Cdo here qe une marre nje vendim, shof gjerat pro dhe kunder. E shoh ne fund kush peshon me shume.”

“Te prote qe kisha ishte nje kontrate e shtrenjte dhe Premier League, nderkohe te tabela me kundershtime kisha shume pika.”

“Do te kisha hedhur ne kosh te gjithe objektivat e mia sportive. Mendoj se ishte njerezore te reflektoja duke pare se cfare ishte ne loje.”

“Pastaj me thoni dike qe ne nje pune tjeter do te refuzonte te punonte diku tjeter per me shume para? Asnje.”

“Por nuk behet fjale vetem per mua. Me ato para do te kisha siguruar ndoshta familjen time dhe disa gjenerata me pas.”

“Por i refuzova sepse mendova dicka tjeter. A kam refuzuar nje valixhe te mbushur me para? Do te me pelqente qe ne fund te karrieres te shoh veten ne pasqyre dhe te them: kam marre maksimumin nga karriera sportive.”

“Me Newcastle nuk e kam pasur ne asnje moment kete ndjesi.”

“Tifozet e merzitur me mua? Duhet thene se une nuk do te shkoja te luaja ne ndonje shkretetire. Newcastle luan ne Premier League, ne kampionatin me te mire ne bote.”

“Une do e kisha pranuar se nese do kisha pranuar te shkoja atje, do e kisha bere per nje page shume te mire. Do tregohesha i sinqerte.”

“Mund te kuptoj edhe arsyen se pse disa njerez me kane akuzuar se nuk e kam menduar mire dhe se jam kapur keq pas principeve te mira.”

“Por une per kete gje nuk kam pranuar. Une mbetem pertej cdo gjeje nje romantik i pandreqshem i futbollit te njehere e nje kohe.”

“Nuk me pelqen si mendojne disa: e rendesishme ne kohen e sotme eshte te fitosh sa me shume. Nuk mund te besoj se kjo tendence do te me ndaloje mua ne karrieren time.”

“Eshte e qarte se edhe une po perfitoj nga ky sistem, por une ne radhe te pare dua qe te perfitoj nga sistemi duke zgjedhur me te miren e mundshme timen per karrieren time.”

“Tek Interi nuk fitoj ndonje page prej sheiku, por jam i lumtur me aq sa marr. Objektivat e mi ne fushe nderkohe jane te rendesishem.”

A kishe ne plan te largoheshe nga Atalanta ne janar?

“Absolutisht jo. Nuk kisha bere asnje llogari per tu larguar edhe kur Newcastle me kerkoi. E jo me pas kur Inter me kerkoi ku mbeta i habitur.”

“Interi me doli papritur. Pas dy sezoneve te fundit, te cilet kane qene te vecante, kisha nisur te mendoja per nje transferim, por tani ne janar? Vertete?”

“Jane kater muaj qe nuk prek nje top ne fushe. Per kete fakt ka qene nje surprize e bukur. Tre here me e bukur se normalisht.”

Si e ke marre vesh lajmin per Interin?

“Ka qene dicka e cmendur. Te henen ne darke kam marre disa mesazhe nga agjenti im por une kisha rene ne gjume prej pak minutash.”

“Me ka thene se drejtori sportiv i Interit e kishte kerkuar ne zyren ne Milano per te folur duke i thene se donin te me blinin ne janar.”

“Kishte pasur nje mundesi per tu transferuar tek Interi ne 2020? Eshte per kete arsye qe mbeta i habitur. Por agjenti im me ka thene: kesaj radhe mund te behet vertete, jo si atehere.”

“Me pas gjithcka u zhvillua diten e marte. Klubet jane takuar, kane kerkuar direkt te mbyllnin gjithcka ne kohe qe transferimi te ishte i sigurt.”

“Te merkuren eshte gjetur marreveshja. Une pasdite jam nisur per ne Milano sepse Inter donte te ishte e sigurt qe isha sheruar nga demtimi.”

“Te enjen bera vizitat dhe u mbyll. Me te vertete e pabesueshme.”

Pse Atalanta kishte kundershtuar here tjeter dhe kesaj radhe jo?

“E kam pyetur edhe une kete gje. Por pasi kam pershendetur shoket ne dhomat e zhveshjes, kam shkuar te presidenti Percassi dhe i kam kerkuar pikerisht kete gje. Ta dija edhe vete.”

“Pse tani? Pse ne dimer? Ai me ka thene: “Kishim folur brenda ne klub dhe kishim rene dakord qe meritoje nje shans ne nje top klub.”

“Ke dhene gjithcka per kete klub dhe klubi te ka dhene gjithcka cfare kishte. Tani na doli perpara ky klub i madh me kete oferte dhe ne po te leme te largohesh e te urojme me te mirat nga zemra.”

“Kjo me ka prekur thellesisht. Ka merkato kudo por nuk ka kete njerzillek qe ka pasur presidenti i Atalantes.”

“Une besoj te ajo qe me ka thene Percassi. Jemi edhe ne mesin e nje pandemie prandaj peshon edhe aspekti ekonomik.”

“Kam ardhur te Atalanta per me pak se nje milione euro. Tani Atalanta do te marre nje shume te rendesishme nga shitja ime.”

“Eshte nje situate ku fitojne te gjithe. Atalanta do te shpenzoje 25 milionet e mia? Une mendoj se i vleja keto para ne merkaton e sotme. Do te bej gjithcka per te qene ne lartesine e ketyre shifrave.”

Kur ke folur me Inzaghin?

“Kur me ishte bere e qarte se klubet do te kishin gjetur nje marreveshje. Me ka telefonuar dhe ka qeshur me mua.”

“Me tha se tani keshtu si jane vendosur gjerat, nuk do te me besh dot me gol kunder. Te Lazio i kam shenuar plot.”

“Me ka thene se Interi po kerkonte nje perforcim ne krahun e majte dhe qe mendonte prej kohesh se isha lojtari ideal per kete rol. Madje me tha se nuk do kisha as problem per tu pershtatur.”

“Inter luan me 3-5-2 si Atalanta? Duhet te kem te njejtat liri ne fushe besoj, sidomos ne sulm. Kete pretendon nga une tranjeri.”

“Inzaghi me ka dhene direkt idene se ai beson te une. Kjo per mua eshte gjeja me e rendesishme. Jam shume i lumtur.”

“Kur do te rikthehem ne fushe? Per fat te mire kjo jave eshte e fundit qe stervitem i vetem, individualisht.”

“Do te bejme edhe nje tjeter rezonance dhe nese gjithcka do te shkoje mire dhe muskuli do te jete sheruar, do te rikthehem dalengadale ne grup.”

“Do te me duhet te gjej ritmin por nuk do te kaloje shume kohe besoj.”

Planet e para parashikonin se do te riktheheshe ne nentor. Cfare ndodhi?

“Dicka me eci keq. Nga njera ane jam treguar shume optimist, nga ana tjeter kishte nje ndeshje te rendesishme me Juventusin dhe Champions League.”

“Muskuli nuk e pranoi lodhjen. Kam pasur nje problem identik dhe hodha ne kosh dy muaj pune.”

“A i kam vene faj vetes per kete? Per pjesen me te madhe po. Por kam mesuar edhe se une e njoh trupin tim me mire se gjithe te tjeret.”

“Duhet te vendos vete nese jam mire ose jo. Mjeku me kishte thene se jam mire, tranjeri kishte nevoje per mua, dhe une se mendova gjate.”

“Kisha deshire te kthehesha dhe e bera. Por kisha nevoje per pak me shume kohe. Prandaj i ve fajin me shume vetes.”

“Liverpool? Besoj se per ndeshjen e pare nuk ja dal dot, por per ndeshjen e kthimit mund te jem nje ndihme per te gjithe.”

“Pas derbit kemi nje ndeshje te rendesishme me Napolin. Nese do te jemi ne forme, mund te luajme dy ndeshje te medha. Kemi mundesi 50 me 50.”

“Qava ndaj Young Boys? Ishin lot trishtimi sepse ne ate moment e kuptova qe nuk behej fjale per nje demtim te lehte.”

“Nuk e kisha provuar kurre. Kam menduar direkt per gjashte muaj jashte fushave. Kam menduar edhe per humbjen e kombetares? Natyrisht qe po. Per mua Kombetarja eshte gjeja me e madhe.”

“Boterorin nuk dua ta humbas per asgje ne bote. Eshte endrra e nje jete, te luaj nje boteror me kombetaren time.”

Robin Gosens eshte Andy Brehme i ri?

“Brehme eshte nje idhull tek Interi. Nese do te arrija kete status do te kem bere dicka te madhe. Edhe mua do te me pelqente te shkruaja nje faqe te mire te historise tek Interi.”

Cfare mendon per Max Eberl qe ka futbollin dhe klubin e tij Borussia Mönchengladbach sepse u lodh nga bota e futbollit?

“Eshte ajo qe thashe ne fillim. Mediat duan vetem te nxjerin gjera, nuk pyesin per asgje. Nuk mendohet me per njerezit.”

“Mediat duan te shkruajne me patjeter dicka e kur nuk kane cfare, shpikin. Mbase fshihen njerez para kesaj. Gjithcka behet per nje titull ne faqe te pare.”

“Jam i sigurt qe kjo gje i ka ndodhur edhe personave te tjere. Por Eberl ka qene i forte dhe e ka thene kete gje publikisht.”

“Lojtari kur ka nje trishtim brenda e tregon ne fushe ku luan keq. Por ne e kemi me te veshtire te dalim publikisht.”

Tek Inter me largimin e Conte, Lukaku dhe Hakimi u duk sikur mbaroi nje cikel. Cfare mendon?

“Lukaku dhe Hakimi kane qene dy lojtaret me te mire te sezonit te shkuar. Duhet hequr kapelja per kete klub qe ndodhet perseri ne krye edhe pse pas shume largimesh.”

“Inter luan futbollin me terheqes ne Serie A dhe nuk jam i vetmi qe mendoj kete gje.”

“Kontrata ime me Interin eshte deri ne 2026. A dua ta mbyll karrieren ne Bundeslige? Eshte objektivi im i deklaruar.”

“Por me perpara dua te le nje shenje te madhe te Interi. Mbetet endrra e madhe e imja qe te kaloj njehere edhe nga Bundesliga. Por ka kohe per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.