Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

727 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

UEFA anullon vendimin per Interin? “Zikalterit pritet te luajne perseri ne Champions League.”

UEFA anullon vendimin per Interin? “Zikalterit pritet te luajne perseri ne Champions League.”
Inter Club Staff

Lajme te mira per Interin: UEFA ka ripranuar perseri skuadren zikalter te te rinjve (Primavera) per UEFA Champions Youth League.

Pasi zikalterit kane humbur ndeshjen e pare 0-3 ne tavoline kunder Rennes sepse ne ate kohe klubi vendosi te mos rrezikonte shendetin e lojtareve per shkak te pandemise dhe e terhoqi Primaveren nga ky kompeticion, tashme ky vendim eshte terhequr mbrapsht nga UEFA.

Ka qene nje ide e Steven Zhang ne ate kohe qe Primavera te mos luante dhe ne fund doli se Zhang kishte te drejte sepse te gjitha kompeticionet sportive me vone u ndaluan.

Keshtu, djemte e Armando Madonna do te zbresin ne fushe ne daten 16 gusht ne Nyon: ne rast kalimi ne fazen tjeter, ata do te perballen me fituesen e Real Madrid-Juventus.

Kjo eshte komunikata zyrtare e dhene pak caste me pare nga Komiteti Etik dhe disiplinor i UEFA:

“Duke konsideruar situaten e pa precedente qe u krijua nga pandemia dhe me pas edhe me nje marreveshje ndermjet dy klubeve, totalisht ne linje me vlerat dhe shpirtin e UEFA Champions Youth League, ndeshja Inter-Rennes do te luhet ne nje date te re.”

“Ky eshte nje vendim i marre per te miren e sportit dhe qe eshte pritur mire nga te dyja klubet.”

“Komiteti ekzekutiv ka vendosur qe ajo te luhet ne daten 16 gusht ne Nyon keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.