Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

457 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Graziani sulmon drejtuesit: “Lautaro tek Barcelona per te marre Griezmann? Une do i beja dicka tjeter drejtuesve.”

Graziani sulmon drejtuesit: “Lautaro tek Barcelona per te marre Griezmann? Une do i beja dicka tjeter drejtuesve.”
Inter Club Staff

Ciccio Graziani, ish-lojtar dhe tranjer i njohur ne Itali ka folur per situaten e futbollit ne pergjithesi dhe eshte ndalur edhe tek Interi.  

Ai ka folur per merkaton zikalter dhe per zerat qe jane ngritur per te ardhmen e Lautaro Martinez.

Graziani ka qene i ftuar ne emisionin “E’ sempre calciomercato” (Eshte gjithmone merkato e futbollit), dhe ka folur edhe per nje shkembim qe eshte perfolur shume ditet e kaluara tek Interi.

Behet fjale per ate me Barcelonen, Lautaro Martinez – Griezmann por qe me pas nuk eshte se ka qene nje teori qe ka gjetur mbeshtetje.

Gjithesesi, Ciccio Graziani nuk eshte aspak dakort dhe dergon fjale te forta ne drejtim te drejtuesve te Interit.

“Nese Interi po mendon qe te largoje argjentinasin per te mare francezin Griezmann une do te mbetesha teresisht i shtangur.”

“Por do te beje dicka: do merja drejtuesit e Interit e do i coja per nje vizite ne spital per ti bere nje vizite Elektroencefalogrami.”

“Lautaro eshte integruar plotesisht me Lukaku, po zhvillojne te dy paraqitje te medha. Me francezin shikoj shume diferenca.”

“Ai eshte shume i mire por nuk ka karakteristikat e Lautaros. Nuk e kuptoj dot kete shkembim.”

Nderkohe, sa per te shpjeguar me mire ate qe ka dashur te thote Graziani, Eektroencefalogrami (EEG) është një test i përdorur për të vlerësuar aktivitetin elektrik në tru. Qelizat e trurit komunikojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet impulseve elektrike. Një test EEG mund të përdoret për të zbuluar problemet e mundshme që lidhen me këtë aktivitet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.