
Guarin: Do te jap gjithcka per Interin, roli ku do te luaj…”
“Argjentina ka Messin dhe e dine te gjithe kush eshte ai, por ne jemi te gatshem te bejme ndeshjen tone, luan apo jo Messi.” Fredy Guarin flet si lider absolut i Kolumbise para ndeshjes me Argjentinen e Messit. “Nuk e di nese do te luaj kunder Argjentines, vendos tekniku, une jam ne dispozicion si gjithmone. Punoj shume fort cdo dite. Ketu te gjithe mendojne me pare per grupin dhe pastaj per interesat personale.” – ka thene Guarin.
Pastaj, ka folur edhe per ndryshimet ne pankine per Interin, qe i kerkojne Guarin te ambjentohet me skemat e reja te Mazzarrit. Ai nuk ka frike nga zerat e merkatos, perkundrazi: “Tek Interi kam nderruar shume role duke bere mire tek te gjithe, si te tjere shoke te mi. Do te jap gjithcka per trainerin e ri, keshtu qe presim zgjedhjet e Mazzarrit. Kudo ku do te me vendose, do te mundohem te bej mire dhe do te mundohem te kuptoj detajet taktike.”