Guarin: “Fishkellimat me te drejte, nuk ka asgje per te thene. Tani duhet t’i fitojme te gjitha ndeshjet e ardhshme”
Nje humbje e hidhur. Inter nuk di te fitoj me, largohet edhe nga Europa League. dhe Fredy Guarin, i intervistuar ngs Sky Sport gjate nje eventi te zhvilluar sot ne Milano, eshte kthyer tek ndeshja e humbut kunder Wolfsburg: “I kemi pasur rastet, na ka munguar fati per te gjetur golin. Kemi pesuar nje gol qe nuk e prisnim, dhe pas 1-1 na ka munguar forca.”
Dje tifozet kane fishkelluar…
“Nuk kam asgje per te thene, tifozet prisnin me te miren nga ne. Dje shpresonin ne nje fitore, ka qene e veshtire, kemi provuar. Une jam nje tifoz dhe me vjen keq, nuk me ka pelqyer, nuk ka dicka tjeter per te thene. Tani duhet te besojme, te kerkojme te fitojme te gjitha ndeshjet dhe pastaj te shohim cfare do te ndodh.”