Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin, gjithcka e qete. Juve? Kontakte nje muaj me pare. Zenit dhe Napoli…

Guarin, gjithcka e qete. Juve? Kontakte nje muaj me pare. Zenit dhe Napoli…
Ardi Deda

Nevojiten dy shitje per nje blerje te shkelqyer. Alvarez eshte shume afer Sunderland, nderkohe per Fredy Guarin, duket qe rruga qe te con jashte Milanos ka akoma shume trafik. FcInter1908.it ka folur me burime afer futbollistit dhe kjo eshte ajo qe del ne pah:

Per kolumbianin ishte hapur pista Napoli, dje ne mbremje Fredy Guarin dhe agjenti Marcelo Ferreyra kane ndjekur me vemendje ndeshjen midis Napolit dhe Athletic Bilbao. Shpresohej qe te kalterit te kalonin turin, por ne perfundim te 90 minutave te lojes zhgenjimi ishte mjaftueshem evident. Agjenti i futbollistit ben te ditur qe deri me sot nuk ka asnje oferte konkrete ne duar dhe mundesia qe Guarin te qendroje zikalter eshte akoma e larte, pavaresisht se ndermjet futbollistit dhe trajnerit Mazzarri kemi nje thyerje te qarte te marredhenieve. Lojtari e ka kuptuar qe nuk e ka besimin e teknikut dhe te shoqerise, por kerkon te vleresoje vetem oferta te skudrave te cilat konsiderohen te rendesishem nga ai. Juventus tashme duket se eshte terhequr, kontakti i fundit midis Ferreyra dhe Marotta ka ardhur nje muaj me pare, perpara se bardhezinjte te zyrtarizonin blerjen e Pereyra nga Udinese.

Zenit: agjenti i lojtarit mohon oferta qe vijne nga Rusia. Mund te kemi nje tratative midis Interit dhe skuadres se Villa Boas, por oferta agjentit qe kane te bejne me rrogen nuk kane ardhur akoma. Ausilio eshte kufizuar ne informimin e Ferreyra per mundesine e transferimit, agjenti nga ana e tij ia ka komunikuar kete kientit te tij, i cili eshte treguar pak i prirur per kete lloj operacioni. Kampionati rus nuk e terheq dhe mbi te gjitha nuk eshte i bindur nga cilesia e jeteses per familjen ne vendin ku do te vendoset. Me shume mundesi eshte per kete arsye qe Guarin eshte shfaqur shume i mendueshem ne foto te ndryshme qe ai vete i ka publikuar ne web.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.