Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,951 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin, gol dhe lot per Interin. Skuadra vrapon per ta perqafuar dhe ai…

Guarin, gol dhe lot per Interin. Skuadra vrapon per ta perqafuar dhe ai…
Inter Club Staff

Kur nje skuader arrin te kuptohet ne menyre perfekte – duke arritur te shprehet mire ne menyre kolektive – edhe lojtaret individualisht japin me te miren.

Eshte rasti i Fredy Guarin, i cili dje mbasdite hyri ne fushe per Interin pas nje kohe jo dhe aq te mire. Mazzarri e kishte thene ne konference se mesfushori ishte stervitur me pak se pjesa tjeter e skuadres ne kete periudhe merkatoje, por kjo gje nuk e ndaloi te bente nje paraqitje shume te mire ndaj Sassuolos ne ato pak minuta, perkundrazi.

Ne numrin e saj te sotshem Tuttosport tregon se momenti ne te cilin Guarin hyri ishte mjaft i mire. 5-0, rezultati ne kasaforte dhe nje publik i ndezur nga shumica e golave. Kjo eshte perfekte per nje lojtar te sapo futur, sdimos kur vjen nga nje periudhe si ajo e Guarin. Goli i tij mbylli nje goleade te madhe ne Meazza, por grupi ju hodh i gjithi ne qafe per ta perqafuar ate qe tek goli i Osvaldos ku ai dha nje assist te mrekullueshem. Por ajo qe beri me shume pershtypje ishte momenti kur Kolumbiani i Interit shenoi dhe shpertheu duke mos e permbajtur dot veten. Imazhe prekese sidomos kur ne festim e siper i shpetuan disa lot gezimi.

Pamje te shkeputura nga shperthimi i Guarin dje pas golit te shenuar ndaj Sassuolos.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.