Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,602 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin, Hernanes dhe Kuz: rilindja fillon nga mesfusha. Kush eshte jashte…

Guarin, Hernanes dhe Kuz: rilindja fillon nga mesfusha. Kush eshte jashte…
Ardi Deda

Interi rinis te vrapoje dhe e ben duke u nisur nga ide te reja. Samuel ka mbeshtetur mbrojtjen, Milito dhe Icardi jane kthyer te ndihmojne Palacion, por mbi te gjitha ne mesfushe Mazzarri ka bere ndryshimet me te mprehta. Ne krahasim me Juventusin, mesfusha ka sjelle rezultatet me pozitive. Dhe nese nga krahet gjerat kane shkuar pak a shume ne menyre modeste, aty ne qender dicka mungonte.

Ardhja e Hernanes, qartesisht, ka sjelle mbylljen e atij hendeku teknik qe ishte brenda organikes zikalter, duke mbajtur parasysh faktin qe edhe Ricky Alvarez me te miren e ka dhene duke luajtur pas kraheve te Palacio dhe jo kur ka qene me i terhequr. Kesaj duhet ti shtohet dhe kthimi i Guarin  dhe zbulimi i Kuzmanovic ne qender mbrapa dy mesfushoreve ofensive.

Nje alkimi qe po sjell fryte te mira, si ne fazen pa top ashtu dhe ne ate te ndertimit te aksioneve. Nje efikasitet ne shoqerimin e aksionit dhe nje paparashikueshmeri e treguar ne momentin e aksionit te 1-0 ne Franchi: Kuzmanovic rekuperon topin, tranzicion i shpejte dhe me saktesi, kros dhe kunder-kros nga lojtaret e kraheve ne 16 metrat e kundershtareve dhe perfundimi i i shijshem per nje nga dy sulmuesit.

Vetem disa jave me pare kemi pare vetmine ekstreme te Palacios dhe ngadalesine dhe parashikueshmerine e lojes sulmuese; tani gjithcka duket e permiresuar. Per kete gje ka menduar Mazzarri dhe merkato. Tani kush qendron jashte, nga Cambiasso tek Kovacic, duke kaluar tek Alvarez, duhet te bejne gjithcka per tia bere sa me te veshtire zgjedhjet Mazzarrit. Interi eshte rikthyer ne nivelet e fillimit te sezonit ne nivel fizik dhe duket e permiresuar ne ate kualitativ. Ngritja qe pritej ne dhjetor ka ardhur tani ne shkurt?

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags