
Guarin: “Inter, vit kyc, e mbyllim me koken lart. Te enderroja dhe tani…”
Fredy Guarin eshte protagonist ne nje event te Nike ne Milano, ku ndodhet edhe fcinter1908.it. Nje rast per prezantimin e kepuceve te reja te firmes amerikane: “Kur e provova pata nje ndjesi te vecante, eshte nje kepuce qe te jepe siguri edhe ne kontraste edhe kur gjuan. Edhe une kam luajtur me kembet zbathur i vogel, ka nje ndjesi te njejte ne keto kepuce”.
Me pas kalohet tek Inter: “Eshte nje vit kyc per Interin, ne duhet te vazhdojme perpara me koken lart dhe mos te dorezohemi kurre dhe duhet te arrijme objektivat qe kemi percaktuar. Ne boteror shpresojme te arrijme ne forme, sapo te mbaroje sezoni me Interin do te mundohemi te jemi te fokusuar tek boterori. Ishte enderra ime te luaja futboll qe i vogel dhe me Interin dhe kombetaren po arrij endrrat e mia. Jam gjithmone duke pare ndeshje ne tv. Lojtari im ideal ka qene gjithmone Ronaldo, Fenomeni. Une kam pergjegjesine te bej mire. Mendoj qe Brazili dhe Gjermania jane favoritet. Per Kolumbine eshte nje enderr ky boteror, kam shume besim”.