Guarin: “Interi me ka zgjedhur dy here: ishte fati. Tifozet…
Ka ndodhur dy here.
Para se te vinte ne Milano, Fredy Guarin mund te zbriste ne Torino direkt nga Porto, por pastaj Interi fitoi duelin me Juventus dhe debutoi ne fund te marsit, sepse ishte i demtuar. Nderkohe ne janar ka qene me prane se kurre klubit bardhezi per here te dyte. Per kete, Guarin ka folur ne Inter Channel: “Ka qene nje sinjal i rendesishem i fatit. Ishte hera e dyte qe ndodhte. Edhe kur kam ardhur tek Inter, kisha mundesine te shkoje ne Torino, dhe fakti qe per here te dyte kam qendruar tek Inter, eshte dicka e rendesishme. Tani jam ketu, mendoj per Interin. Ajo qe ka ndodhur, ka ndodhur, por tani i perket te shkuares. Tifozet me kane qendruar gjithmone prane, une e ndjej qe kur gjerat behen me zemer, ata te kuptojne. Dhe besoj qe e kuptojne ate qe une mendoj, sepse e ve gjithmone ne dukje. Nese nuk jam mire ne fushe, kuptohet menjehere, nese jam mire dhe jam i lumtur, bej me te miren: fusha eshte e vetmja menyre qe kam per te treguar gjithcka.“