Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Juve? JO, qendroj tek Interi dhe dua te fitoj. Strama…”

Guarin: “Juve? JO, qendroj tek Interi dhe dua te fitoj. Strama…”
Xhorxh Gellci

Nga e tashmja tek e ardhmja. Fredy Guarin flet per gjithcka ne Kolumbi, perpara ndeshjes me Argjentinen e cila ka perfunduar barazim. Ja cfare ka treguar, duke nisur nga jeta e tij ne Itali: “Nuk ka qene e thjeshte te ambjentohesha me ritmin e Milanos. Ne Itali ka nje pasion te madh per futbollin, edhe kur je jashte fushe duhet te kesh kujdes per cfare ndodh. Tifozet duan nje fjale, nje foto…por jam pershtatur, pak nga pak. Jetoj ne Milano me bashkeshorten dhe dy femijet, Daniel 8 vjec dhe Dana 2 vjec. Daniel e pelqen shume futbollin, do shikoni se do ndjeke hapat e mi.”

Si eshte jeta e Fredyt? E tregon ai vete: “Ne 8 te mengjesit zgjohem dhe zgjoj edhe femijet, pastaj coj Danielin ne shkolle dhe Danen ne kopesht. Pastaj shkoj ne stervitje, ne 9.45 duhet te jem aty. Disa here qendroj per dreke me skuadren ose ha ne shtepi me gruan. Pastaj clodhem per disa ore, dhe dal me femijet e mi. Ne mbremje kenaqem me familjen, mund te shkojme ne kinema. Milano eshte shume e ndryshme nga Saint-Ettiene, Oporto dhe Buenos Aires. Ne Oporto isha pershtatur me temperaturat, me njerezit, me qytetin. Ka nje menyre jete shume amerikano-jugore, te ngjashme me ate kolumbiane. Kemi qene shume mire.” Pasta, pushimet: “Do te shkoj ne Medellin te takoj familjen, sepse nuk i shoh shpesh.”

Kapitulli Inter: cfare ka ndodhur kete vit? Guarin sqaron: “Ne sezonin e fundit me Stramaccionin ka pasur shume demtime per titullaret, lojtare te rendesishem per skemen tone. Kjo na ka krijuar probleme ne nivel fizik dhe mental pervecse taktik, sepse skuadra ishte shume e reduktuar: kemi luajtur me shume lojtare te rinj. Une per shembull nuk kam luajtur shume, keto jane gjera qe kompromentojne rendimentin e nje skuadre.” Persa i perket merkatos, Guarin i qeteson te gjithe: “Do te largohem? Jo, do te qendroj tek Inter. Jam ketu prej vetem nje viti, dua te vazhdoj te mesoj dhe te tregoj qe jam i afte te bej me shume ne nivel individual ashtu si kolektiv. Interi eshte nje klub i madh, ka gjithmone objektiva te rendesise te pare. Dua te shkruaj historine me zikalterit.”

Cuadrado, Muriel, Quintero, Zuniga, Ibarbo. Si e shpjegon Guarin kete boom kolumbianesh ne Itali? “Po, eshte e vertete, ka shume. Dhe cdo jave te pakten njeri ben gol, tjetri luan mire, domethene shume lajme te mira. Kjo eshte e rendesishme per vendin tone, u jep nje shprese te rinjve qe shpresojne te vine ne Italine sepse eshte hapur nje rruge. Italia eshte bere nje nga vendet me te zakonshme per ne, si disa vende te tjera. Me vjen ne mendje ajo qe ka bere Portugalia me James Rodriguez, Falcao dhe Jackson Martinez ne vitet e shkuara. Domethene, po gjejme vendin tone: kolumbianet ne Itali jane shume te respektuar, ashtu si ne Spanje dhe Portugali. Merite kjo e rendimentit ne fushe dhe sjelljes jashte saj. Pastaj shpesh here shikohemi midis nesh, per ditelindje ose ne fund te sezonit. Ndjehemi nje familje.” Pikerisht si tek Interi. Quajeni Fredy zikalteri, qe ka deshire te qendroje akoma tek kjo skuader.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags