Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

900 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Ky grup ka uri per fitore, tani eshte nje Inter ndryshe. Dhe Thohir kerkon…”

Guarin: “Ky grup ka uri per fitore, tani eshte nje Inter ndryshe. Dhe Thohir kerkon…”
Ardi Deda

Fredy Guarin, i pyetur pas ndeshjes kunder Atalantes, e komenton keshtu ne shtypin amerikanojugor rrugetimin e tij te ri zikalter. Ja se cfare ka thene futbollisti:

Si ndiheni qe beni pjese ne nje klub te madh si Inter?

“Te gjithe e dime se cfare eshte Inter dhe mbi te gjitha se sa i rendesishem eshte ky klub ne Ameriken Jugore dhe ne te gjithe boten. Eshte nje klub shume i rendesishem edhe pse eshte nje Inter i ndryshem nga ai qe ka fituar shume para disa vitesh. Tani ka nje projekt te ri, nje projekt per te rinjte me nje president te ri qe ka shume per te dhene dhe qe kerkon te coje Interin ne nivelet ku ishte mesuar”.

Kur erdhet ishte klani argjentinas. Si jeni pritur?

“Shume mire. Kur vjen ne nje vend te ri gjeja me e rendesishme eshte gjuha dhe me ta jam ndjere mire. Jane djem te mire qe kane bere historine e Interit dhe e kane cuar lart”.

Si eshte ky Interi i ri?

“Ndihem shume mire. Ky eshte nje grup shume i ndryshem nga ai i meparshmi, eshte nje grup shume i ri, kur kam ardhur ishte nje grup me me shume eksperience, me nje moshe me te larte. Tani eshte nje grup i ri me shume deshire dhe me shume uri per fitore dhe une jam tmerresisht i lumtur qe bej pjese ne kete grup”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.