Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

554 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Merkato? Une mendoj vetem Interin. Kemi uri dhe Mazzarri…”

Guarin: “Merkato? Une mendoj vetem Interin. Kemi uri dhe Mazzarri…”
Xhorxh Gellci

Fredy Guarin, mesfushori kolumbian i Interit, ka bere nje interviste ne mikrofonat e Sky Sport 24. Keto jane deklaratat e tij te plota:

Cfare ka ndryshuar nga viti i shkuar?
“Ka ndryshuar shume, shume. Ka shume qe nuk e shohin sepse shikojne vetem rezultatin final te ndeshjes. Por ketu mes nesh shikohet puna, e dime shume mire cfare eshte permiresuar dhe ku ka vendosur dore trajneri.”

Cfare kerkon Walter Mazzarri?
“Eshte nje trajner qe me forcen dhe eksperiencen e tij deshiron qe skuadra ta ndjeke. Ne ne fushe duhet te kemi shume besim ne punen e tij edhe jashte fushe, sepse kjo eshte nje bote ku gjithcka eshte e lidhur, si brenda edhe jashte fushe.”

Cfare te ka bere me shume pershtypje nga ai?
“Insistimi dhe kujdesi; ai kujdeset per cdo lojtar dhe per cdo detaj te vecuar, kjo eshte ajo qe me ka bere me shume pershtypje.”

Te jesh nje lojtar brenda zerave te merkatos te ben krenar apo te shqeteson?
“Jam i qete sepse mendimi im eshte i lidhur gjithmone me Interin dhe nuk u jap rendesi ketyre zerave.”

Por nese Interi do te te vendose ne merkato per nevojshmeri te ardhurash, si do reagoje?
“Shpresoj qe jo, sepse jam i qete dhe e kam mendjen te perqendruar vetem tek Inter.”

Ne cfare pike eshte skuadra?
“Jemi te qete per ate qe trajneri kishte nevoje te shikonte. Nuk ka patur rezultate, por megjithate eshte pozitive ajo qe kemi bere ne baze te keshillave te trajnerit.”

Ka qene nje faze pregatitore me e veshtire nga ajo qe pritej?
“Po, por mendojme se eshte normale kur vjen nje trajner i ri, me lojtare te rinj. Nuk eshte e thjeshte, por mendoj qe po punojme dhe kemi akoma shume per te bere, duke vazhduar ne nje rruge te sigurt dhe shpresojme qe disponueshmeria jone kundrejt punes te trajnerit vazhdon te permiresohet.”

Me thuaj nje motiv per te cilin tifozet duhet te jene optimiste kete vit.
“Kemi shume deshire te rifillojme. Duhet te jemi te ndergjegjshem qe Interi eshte nje skuader e madhe. Tani duhet te leme te kuptohet qe kemi uri dhe qe emri i kesaj skuadre eshte  i rendesishem. Me kete trajner jam i sigurt qe mund t’ja dalim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags