Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,985 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Në Inter të gjithë “leader”. Të lumtë, Brozovic”

Guarin: “Në Inter të gjithë “leader”. Të lumtë, Brozovic”
Rinor Sopaj

Sot Mancini e ka përdorur rreshtimin 4-3-3. A mund të jetë kjo zgjidhja e përkohshme deri sa rreshtimi 4-2-3-1 të jetë më optimist?

“Ne duhet gjithmonë të respektojmë zgjedhjet e misterit, duhet të jemi gjithmonë në dispozicion në momentin që ai ka nevojë për ne pa marrë parasysh modulin”.

Ju si ndjeheni? Cili është roli në  të cilin përshtateteni më së miri?

“Gjithmonë kam qenë një mezzala në mesfushën me tre, gjithmonë e kam thënë. Por duhet të jemi gjithmonë në dispozicion”.

Cfarë përshtypje keni fituar për Brozovic?

“Të mirë, ka zhvilluar ndeshjen e tij të dytë dhe ka bërë një punë mjaft të mirë. Ka vetëbesim dhe është mjaft e rëndësishme, duhet të jetë i qetë dhe të mundohet të na japë një dorë. Sonte ka bërë një ndeshje të madhe”.

Me tifozët është cështje e mbyllur?

“Totalisht”.

A ndjehesh “leader” i këtij Interi?

“Leader jemi të gjithe, sigurisht se dikush është më i moshuar, por jemi të gjithë “leader” dhe mundohemi t’i japim të gjithë një dorë”.

Nga ndeshja? Cfarë të pëlqeu më shumë?

“Fitorja”.

Nuk ishte dhe aq e lehtë duke u bazuar ne performancat e fundit, dhe formën e Palermos, apo jo?

“Ishte e vështirë, po, e kemi parë që gjërat janë negative. Në Palermo kemi marrë një barazim, të gjitha ndeshjet janë të vështira dhe kemi gjith;ka për të humbur. Por ishim qetë dhe mendonim vetëm për të fituar”.

Ku mund të arrij Inter?

“Shpresojmë që sa më lart të jetë e mundur, jemi akoma në garë për Europa League, por do të shikojmë ndeshje pas ndeshje”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.