Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,080 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin Resurrection. Nga juventin drejt rinovimit: Interi ka rigjetur nje idhull.

Guarin Resurrection. Nga juventin drejt rinovimit: Interi ka rigjetur nje idhull.
Ardis
  • On 20/02/2014, 14:47

E cuditshme dhe e komplikuar historia e Fredy Guarin tek Interi. I ardhur me shume demtime ne merkaton e janarit te 2012, shume vete nuk shikonin ndonje futbollist te mire tek ai, duke e shnderruar perpara kohe ne “bidone” dhe duke kritikuar shume ashper Brancan per tratativen e kryer me sukses. Por performancat e para te kolumbianit do tja mbyllin gojen tifozeve pak te vemendshem: behej fjale per nje marreveshje te mire.

REBELIMI – Me kalimin e muajve, Guarin ishte bere idhulli i tifozeve zikalter: edhe pse kokeforte dhe nganjehere i çrregullt, ne fushe ai eshte nje nga ata qe jep gjithcka dhe kjo eshte nje nga kualitetet qe vecanerisht tifozeve i pelqen. Me pas erdhi fundi i janarit dhe mundesia per te ikur tek Juventus. Nje kerkese e agjentit te tij apo nje deshire e dirigjences zikalter per te marre Vucinic? Mbase te dyja. Dhe keshtu, Guarin ishte shume afer kalimit tek rivalet e urryer: nje shkembim qe deshtoi, per shkak te rebelimit te popullates zikalter, qe ne kuptimin e plote te fjales e mbajten kolumbianin ne Milano.

RESURRECTION – Refuzimi i tifozeve, kthesa e Thohir dhe biseda qartesuese me Piero Ausilion: ish futbollisti i Portos nuk do te largohet me. Per me teper, qe nga ajo dite, ne prag te ndeshjes Juve-Inter, mesfushori do te ishte i gatshem per te udhetuar me shoket per ne Torino: ai ishte serish interist. Mazzarri preferoi qe te mos ta grumbullonte, por ne ditet ne vazhdim nje takim midis dy paleve mbylli ciklin e rinisjes: ne fund te fundit, deri ne fillim te janarit (Inter-Lazio), Guarin kishte luajtur si titullar 18 ndeshje nga 18, sipas Gazzetta dello Sport. Me shume se futbollistike sot kthesa e tij duket se eshte psikologjike, dhe per pjesen tjeter ka qene gjithmone mendja e tij, pak a shume e drejte, qe ka bere diferencen. Guarin nuk ka pesuar shume ndryshime: pervec rolit te trekuartistit, kishte bere gjithmone detyren e tij te sotme, mesfushor i djathte sulmues. Serish: eshte i intriguar nga ndjenja teknika dhe taktike me Hernanes, qe nuk e ka ndryshuar Guarin – mbase e cliruar nga disa pergjegjesi – per me shume mesfusha e Interit, i eshte shtuar kualiteti dhe ka ndryshuar tempo-n e lojes. Perseri afer gjendjes fizike me te mire (kunder Sassuolos u ndje i lodhur mbas 45 minutave, ne Firenze mbas minutave 70-80, kunder Cagliarit do te jete serish afer 90 minutave) dhe mbase afer golit, qe i mungon prej dy muajsh e gjysem (Inter-Parma e 8 dhjetorit): shume per guston e tij dhe mundesite e tij, edhe pse nderkohe po i dedikohet qe ti sherbeje te tjereve per te shenuar.

KONTRATA – Tashme hapi tjeter, do te jete ai i rinovimit te marteses me zikaltrit. Brenda shkurtit, maksimumi ne fillim te marsit, agjenti i Guarin do te jete serish ne Milano per te konkretizuar hipotezen e rinovimit (2017, mbase edhe deri me 2018) qe tashme ka folur me Ausilion. Nuk eshte nje premtim rinovimi, por eshte nje impenjim rinovimi: reciprok, dhe kaq mjafton per te menduar dhe per te vendosur firmen ne leter. Interi dhe tifozet e tij nuk kane gjetur nje kampion, por edhe nje idhull.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags