Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

633 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Tek Interi do te kthehesha edhe pa rroge. Nuk do ta harroj kurre kur…”

Guarin: “Tek Interi do te kthehesha edhe pa rroge. Nuk do ta harroj kurre kur…”
Inter Club Staff

TuttoMercatoWeb.com ka komunikuar me Fredy Guarin ne Kine dhe i ka marre atij nje interviste ekskluzive ne prag te derbit te Madoninnes ku ai ka folur nder te tjera edhe per kater vitet e tij tek Interi si dhe aventuren aktuale tek Shanghai Greenland Shenhua. 

Kjo eshte intervista e kolumbianit qe ka mbetur ne zemrat e interistave per grinten e treguar me bluzen zikalter:

Guarin, le te flasim per te tashmen: si gjendesh ne Kine?

“Ne Kine gjendem me te vertete mire. Shanghai eshte nje qytet i bukur, kam ardhur ketu qe prej tre vitesh tashme dhe cdo dite ndihem akoma me mire. Tashme kam krijuar jeten time ketu.”

Nje qetesi qe e tregon edhe ne fushe: tete gola deri me tani dhe gjashte assist per Guarin ne kete sezon. 

“Po, absolutisht po. Skuadra po ecen goxha mire, ne po mbajme gjalle pritshmerite qe kane njerezit per ne. Jam i lumtur dhe i qete. Si ne nivel personal por edhe profesional.”

Nga Italia tek Kina ama hapi ka qene i madh…

“Ka ndryshuar gjithcka, por Italia ben pjese ne karakterin tim tashme. E ndjek rregullisht futbollin italian qe prej dites qe u largova nga Interi. Serie A eshte kampionati qe une shoh me shume.”

Pra me siguri ti nuk do ta humbesh derbin e se dieles. Cfare pret nga ana e Interit tend? 

“Derbi, e dime te gjithe, eshte gjithmone nje ndeshje speciale. Shpresoj ne nje triumf te madh te Interit per ish-shoket e mi por edhe per klubin dhe shoqerine. E shikoj mire skuadren kete sezon, eshte shume e motivuar. Spalletti ka ndertuar nje lidhje teper te forte me lojtaret dhe kjo e diele do te jete nje ndeshje e bukur per tu luajtur dhe per tu perjetuar.”

E thote nje njeri kete gje qe derbin e Milanos e ka vendosur me nje super gol nga jashte zones ne 2015. Eshte ai mbase kujtimi me i bukur me bluzen zikalter?

“Une kam shume kujtime te bukura qe lidhen me Interin. Goli ne derbi eshte me siguri nje nga me te bukurit momente me bluzen zikalter. E ndjej akoma ate perqafim te shokeve te skuadres, ulerimen e tifozeve, adrenalinen, emocionin… Do e mbaj pergjithmone me vete ate ndjesi, keshtu si debutimin tim me Genoan ne Meazza dhe golin tim te pare me Vasluin ne paraeleminatoret e Europa League.”

Thuaj te verteten: a ju ka shkuar ndonjehere ne mendje teriktheheni tek Interi?

“Eshte e qarte. Kam menduar gjithmone te rikthehem tek Interi, qe prej momentit te pare qe u largova ne 2016. Kontaktet me Interin kane ekzistuar gjithmone. Flas shpesh me Ausilion, Zanettin por kam folur edhe me Morattin dhe Thohir. Nese do te jete mundesia per tu rikthyer nuk do te mendohem dy here. Ne Milano jam ndjere ne shtepine time, per mua Interi eshte familje, pasion dhe dashuri. Kam lene nje copez te zemres time atje. Do te rikthehesha falas atje, edhe pa rroge.”

Je 32 vjec por kjo gje nuk eshte e pamundur. Ne pritje te kurorezimit te endrres tende,  cfare mesazhi deshiron ti dergosh shokeve te skuadres ne prag te derbit?

“Keto fjale jane vetem per ata. Forca djema. Ju e dini cfare do te thote kjo ndeshje, motivimet vijne vete. Ju uroj me te mirat, duhet te nxirni nga vetja gjithcka cfare keni dhe te jeni nje familje per te fituar. Do te jem edhe une duke ju mbeshtetur edhe pse shume larg. Nje perqafim shume i madh, me mungoni shume. Forza muchachos, forza Inter, dale!”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.