Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

376 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakan Calhanoglu nuk ka aspak frike: “Shorti i Champions? Ju them se ky Interi do te luaje me…”

Hakan Calhanoglu nuk ka aspak frike: “Shorti i Champions? Ju them se ky Interi do te luaje me…”
Inter Club Staff

Protagonisti i madh i djeshem ne San Siro kunder Cagliarit, mesfushori zikaler Hakan Calhanoglu ka folur edhe per INTER TV diten e djeshme pas DAZN.

Keto kane qene fjalet e tij: “Une bomber? Jo, jo. Bomber jane Lautaro dhe Dzeko. Une duhet te bej vetem assist dhe jam i lumtur po shenova edhe ndonje gol aty apo ketu.”

“Sot kemi luajtur shume mire edhe ne mbrojtje. Sipas meje, edhe perpara Milanit kemi luajtur shume mire. Por kemi punuar fort per te arritur ketu.”

“Une bej punen time ne fushe, stafi me ka ndihmuar shume dhe ne kete rolin e ri si mezzala tani ndihem shume mire. Kam kuptuar disa gjera te tjera.”

“Ne fushe ne mesfushe jemi shume mire, luajme ne nje menyre ku secili sakrifikohet per shokun dhe kjo eshte dicka pozitive.”

Sa po zbavitesh ti ne kete rol te ri?

“Per te thene te verteten, une po ndihem shume mire. E kam pasur te veshtire ne fillim. Por e ndihmoj shume skuadren, e jap topin ne hapsire.”

“Mua me pelqen qe te kem topin ne kembe. Ne kete menyre behem edhe me i rrezikshem per kundershtaret.”

Shorti i Champions League?

“Jane te gjitha skuadra te forta por e tille eshte edhe Interi. Ju them se ky Inter do te luajme pa frike kunder cdo kundershtari ne Europe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.