Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

236 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakan Calhanoglu nuk permbahet: “Te Interi shume me lart ne kualitet se te Milani. Jam i lumtur sidomos per golin ne…”

Hakan Calhanoglu nuk permbahet: “Te Interi shume me lart ne kualitet se te Milani. Jam i lumtur sidomos per golin ne…”
Inter Club Staff

Pas transferimit shume te diskutuar nga Milani te Interi, Hakan Calhanoglu ka analizuar gjashte muajt e pare te zikalterit.

Ai e ka bere kete gje ne nje interviste ne Turqi. Fjalet e tij jane si me poshte: “Pritshmerite e te gjitheve ishin shume te larta.”

“Nuk ka qene e thjeshte te humbisnim njerez si Lukaku dhe si Hakimi. Mendoj se kemi bere shume mire. Shoket e mi te skuadres me kane pritur shume mire.”

“Por une isha i mesuar me Italine sepse kisha luajtur me Milanon. E njihja edhe qytetin edhe gjuhen, gje qe me ndihmoi shume.”

“Shoket e skuadres tani kane nje kualitet shume te larte. Mendoj se ka lojtarë me kualitet edhe te Milani, por tani tek Interi ka më shumë kualitet, kam shokë më të fortë, më të mirë. Ky është opinioni im personal.”

“Edhe tranjeri me ka pritur shume mire tek Interi.”

Calha me pas ka folur per ndryshimin taktik qe e ka pare te transferohet nga trekuartist ne mezzala: “Kur erdha ne fillim, po luaja ne nje rol te ri.”

“Vitin e kaluar te Milani isha nje 10, kete vit luaj mes 6 dhe 8. Ashtu si mund te shihet edhe ne fushe, kam nderruar pozicion.”

“Per mua kjo eshte me mire sepse me ka ndihmuar. Nuk luaj me shpine nga porta dhe pse jam me prapa, po e gjej porten me shume lehtesi perpara.”

“Per mua te bej gol eshte e veshtire, sinqerisht ka shume lojtare me kualitet ne Serie A. Por punen po ma lehteson pozicioni i ri.”

“Per gjashte here Kombetare kemi luajtur me 4-4-2 dhe tekniku me ka gjetur mire ne rol sepse me pelqen te marr topin prapa dhe ta luaj.”

Me pas, nje pyetje e paevitueshme edhe per derbin e Milanos: “Kur jam tranasferuar te Interi, ka pasur shume reagime.”

“Kam kaluar nje periudhe te veshtire. Milani nuk ka mundur te marre pjese ne Champions League per vite dhe une kam provuar shume ta arrij.”

“Mund te kete pasur shume motive qe me kane shtyre te largohem, por Milani nuk eshte shpjeguar asnjehere.”

“Te gjitha reagimet kane rene mbi mua, asgje mbi ata. Ka qene nje situate e veshitre. Tani jam nje lojtar i Interit dhe jam shume i lumtur. Me ka shijuar ta shenoj ate gol ndaj Milanit si lojtar i Interit.”

“Ka qene nje periudhe e veshtire per mua dhe prandaj kam qene aq i lumtur.”

Pastaj nje batute edhe per goditjen e kendit ndaj Romes qe u shnderrua ne gol: “Punojme shume me goditjet e kendit. Kemi tre zona ku cojme topin.”

“Shtylla e pare, e dyta dhe pika e penalltise. Zakonisht pretendojme te godasin shtyllen e pare, lojtaret tane jane te forte me koke.”

“Kemi pasur shume sukses me keto.”

Nderkohe, vetem Lionel Messi ka bere me mire se ty ne 5 kampionatet me te forta prej 2013-2014 me gjuajtjet jashte zone…

“Nuk mund te krahasohem kurre me Messin. Eshte nje kenaqesi te jem pas atij ne kete klasifikim. Une godas gjithmone, kam shume qef. Specialiteti eshte qe te godas nga afer zones se rreptesise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.