Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

906 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, cfare po ndodh me PSG? L’Equipe vazhdon me kritikat: “Duket sikur nga Inter ka ardhur pa…”

Hakimi, cfare po ndodh me PSG? L’Equipe vazhdon me kritikat: “Duket sikur nga Inter ka ardhur pa…”
Inter Club Staff

Me sa duket, lojtaret qe jane larguar nga Interi kete vere nuk po arrijne te tregojne vlerat e tyre larg Milanos.

Pas veshtiresive te medha te Romelu Lukaku, duket se edhe Achraf Hakimi ne Paris nuk po kalon nje moment te mire.

Per kete gje ka folur perseri diten e sotme edhe L’Equipe, e perditshmja prestigjoze franceze e cila nuk i ka ndalur kritikat e saj per marokenin.

Sipas tyre, Hakimi ne keto muaj te pare te Paris Saint-Germain po tregon vertete mangesi te medha ne nivel loje.

“Le ta themi qarte: deri me tani Achraf Hakimi ka treguar shume mangesi ne lojen e tij sa here ka luajtur me PSG.”

“Duket sikur nga Inter ka ardhur pa nje ide te qarte per lojen mbrojtese dhe eshte dicka e pabesueshme per nje mbrojtes.”

“Ai eshte paguar plot 60 milione euro ne vere por eshte shqetesuese se si PSG rrezikon shume ne krahun e tij dhe peson jo rralle here.”

Keto kane qene fjalet e L’Equipe diten e sotme qe me sa duket nuk eshte e kenaqur me rendimentin e Hakimit. Lojtari maroken ka kaluar nga nje skeme 3-5-2 tek Interi ne nje skeme me kater mbrojtesa te PSG dhe mbase ky eshte nje nga problemet kryesore qe ai nuk po tregon dot vlerat e tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.