Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

663 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi i perlotur: “Jam shume i lumtur. Largimi nga Real Madrid? Se kam kuptuar kurre, por Reali mua…”

Hakimi i perlotur: “Jam shume i lumtur. Largimi nga Real Madrid? Se kam kuptuar kurre, por Reali mua…”
Inter Club Staff

Per te shprehur gezimin e tij te madh per fitimin e Skudetos me Interin ka dale perpara mikrofonave edhe Achraf Hakimi.

Ai ka qene i ftuar diten e djeshme ne emisionin ‘El Chiringuito de Jugones’ qe transmetohet nga Mega ne Spanje.

Keto kane qene fjalet e tij ku ai praktikisht ka folur per gjithcka: qe te gezimi i momentit me Interin e deri te largimi nga Real Madrid.

Cfare ke bere sot nderkohe qe po prisje fitoren e Skudetos?

“Asgje speciale, kemi pasur nje dite te lire me familjet. Kemi pare ndeshjen e Atalantes ne shtepi sepse ky ka qene nje titull shume i rendesishem per mua.”

Eshte nje sezon i mire?

“Po, per mua eshte sezoni i pare ne Itali e nuk mund te ankohem.”

A ke folur me Zidane apo Perez pas fitores? Te kane uruar?

“Jo skam folur me asnjerin prej tyre.”

A ke menduar te rikthehesh te Real Madrid?

“Ata e kane pasur mundesine. Njerezit flasin dhe thone se une nuk doja te rrija te Real Madrid sepse nuk pranova te luftoj per vendin e titullarit.”

“Por njerezit nuk e dine ralitetin e gjerave dhe kjo gje me bezdis. Te gjithe e dine se Reali ka qene shtepia ime dhe atje do te kishte qene bukur te luftoja per nje vend.”

“Por nuk e di cfare ndodhi me pas dhe klubi vendosi te me shiste tek Interi. Por ne fund, une zgjodha te largohem ngaqe Reali vendosi keshtu.”

“Gjithesesi nuk i jap faj as Zinedine Zidane dhe as klubit. E di shume mire qe me vleresojne. Po ashtu e di qe kane edhe nje klauzole per te ardhmen per te barazuar cdo oferte.”

A eshte e vertete ajo qe Conte thote per ty dhe penalltite?

“(Qesh). Boh, ai ben shaka. Ne provat ne stervitje nuk ka shkuar shume mire per mua te pika e bardhe. Por nese do te gjuaj nje penallti mendoj se jam ne gjendje te shenoj.”

Te goli ndaj Crotones ka qene edhe shenja e fitores se Scudettos.

“Ne e kishim nje avantazh te madh nga e dyta, por ende ishim larg matematikisht. Fundja, sa me heret ta fitosh, aq me mire eshte.”

Te vjen nje mesazh nga dy shoket e tu…

“Jam i lumtur qe ata te dy menduan per mua. Jane miq te mire ne te mire e ne te keq.”

Me pas, kalon edhe nje videomesazh nga vellai Nabir, motra Ouidad dhe gruaja Hiba, qe nenvizojne se sa krenar jane me Hakimin.

“Jam shume i prekur. Familja eshte gjeja me e shtrenjte per mua. Dua te jap gjithmone me te miren nga vetja. Te festoj me ata eshte bukur. Sakrificat qe ata kane bere per mua me bejne te jem gjithmone falenderues.”

Hakimi pershendetet edhe nga mamaja dhe aty nuk i permban dot lotet.

“Te gjithe e dine cfare do te thote per mua ajo. Ka qene e para qe ka luftuar qe une te shkoja ne Spanje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.